Festivali “Marie Kraja”, Veliaj iu dhuron “Kullën e Sahatit” personaliteteve të Operas Botërore

Kryebashkiaku: Krenar për këtë traditë që është kthyer në trashëgimi të qytetit


Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” çeli edhe këtë vit siparin e tij në kryeqytet, në edicionin e 20-të, në datat 27-28-29 mars, duke bashkuar zërat e rinj operistikë nga e gjithë bota, në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar muzikës klasike. Në prag të natës finale të këtij konkurrimi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti anëtarët e jurisë së festivalit, personalitete të rëndësishme të Operas Botërore, dhe e cilësoi festivalin si një traditë që tashmë është kthyer në trashëgimi të qytetit.

“Është një traditë shumë e bukur e qytetit tonë, një traditë që spikat talente nga e gjithë bota, që është kthyer në një trashëgimi të qytetit. Më vjen mirë që teksa qyteti përgatitet të jetë “Qyteti Mesdhetar i Kulturës” vitin që vjen, ne kemi këtë edicion të “Marie Krajës”, tha Veliaj.

Ai falënderoi anëtarët e jurisë dhe vlerësoi faktin që institucione të njohura e prestigjioze u bënë pjesë e traditës së këtij festivali, për t’u siguruar që kryeqyteti ynë të jetë gjithmonë e më shumë një epiqendër e artit dhe kulturës.

“Doja të kishim një moment për t’ju falenderuar dhe për të vlerësuar jashtë mase që, pasionit të Zanës (Çela), i jeni bashkuar edhe ju me shumë përulësi, duke qenë se drejtoni disa nga operat më të rëndësishme të Europës, “Arena di Verona”, “Opera e Berlinit”, skuadrat që vijnë nga disa nga setet më tradicionale të Europës dhe më të njohurat. Për mua është vërtet një moment prekës dhe vlerësoj jashtë mase faktin që keni marrë kohë nga ditët tuaja shumë të ngarkuara dhe nga institucionet tuaja prestigjioze, për të qenë pjesë e kësaj tradite të bukur të “Marie Krajës”, edhe për t’u siguruar që Tirana jonë e vogël dhe modeste, gjithmonë e më shumë të jetë një epiqendër e artit dhe kulturës”, tha Veliaj.

Në shenjë mirënjohje, kreu i Bashkisë së Tiranës u dhuroi anëtarëve të jurisë “Kullën e Sahatit”, si një simbolikë të kohës së Tiranës që funksionon dhe që mëson nga më të mirët. Për kryebashkiakun, qytetet duhet të promovojnë artin dhe kulturën e tyre, si një mënyrë për të prodhuar ekonomi, njohje dhe reputacion.

Nga ana e saj Cecilia Gasdia, Drejtore e Përgjithshme dhe Drejtore Artistike e “Arena di Verona Foundation”, kryetare e jurisë e konsideroi si një nder pjesëmarrjen dhe rikthimin si pjesë e jurisë së festivalit “Marie Kraja”, duke theksuar mundësinë e bashkëpunimit me institucionet kulturore të kryeqytetit. “Ne jemi shumë të lumtur, jemi këtu me të gjithë jurinë e konkursit “Marie Kraja”. Është një nder i jashtëzakonshëm, sidomos për mua që të rikthehem pas shumë vitesh dhe shpresoj që “Arena di Verona” dhe këto teatro të mrekullueshëm gjermanë, të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me teatrin e Tiranës, ndaj shpresojmë shumë. Faleminderit!”, u shpreh kryetarja e jurisë.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.