Turqia i dhuron dy laboratorë të rinj për Biologjinë dhe Kiminë gjimnazit “Sami Frashëri”

Në ceremoni marrin pjesë ministrja Manastirliu, ambasadori turk Atay dhe nënkryetari i TIKA, Cevik.


Dy superlaboratorë të rinj të shkencave të standardit më të lartë, i shtohen gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bashkë me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tayyar Kağan Atay, drejtuesin e TIKA-s në Ankara Mahmut Çevik dhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Andi Seferi, panë nga afër këtë investim të ri në laboratorin e Biologjisë dhe atë të Kimisë, të mundësuar nga partnerët tanë të TIKA-s, që janë nga sot në funksion të nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Sami Frashëri”.

Manastirliu tha se, “investimi në këta laboratorë, i jep mundësi nxënësve tanë jo vetëm të rrisin përthithjen e njohurive në orët mësimore shkencore, por edhe nxisin dëshirën te të rinjtë për lëndët e shkencave dhe kërkimin shkencor, që në moshë të hershme”.

Ministrja shprehu angazhimin për vijimin e investimeve në laboratorët e shkencave me 80 laboratorë të rinj, investime të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkollat tona.

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.