Basha prezanton rezolutën për Ukrainën në OKB: Mbështetje unanime nga aleatët

Rezoluta pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.


Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi rezolutën për Ukrainën në OKB.

Rezoluta pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

“Pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë”, theksoi Basha në një video mesazh.

“Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023”, theksoi Basha.

“Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat”, u shpreh ai.

“Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në New York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në New York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera”, nënvizoi Basha.

Lexo më shumë nga

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…