Financim deri në 9 milionë lekë për idetë më të mira për startup, hapat për aplikim në e-Albania

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare.


Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024 nga Qeveria Shqiptare.

Duke nisur nga 16 shkurti, kushdo që ka një ide inovative për zhvillimin e një startup-i, mund t’i bashkohet garës për mbështetjen financiare, e cila do të zhvillohet në tre faza.

Në eventin që shënoi shpalljen e thirrjes, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes këtyre granteve synohet mbështetja nga 55 deri në 75 start up-eve në vlerë deri në 9 milionë lekë. Sipas saj, kjo është thirrja e dytë që qeveria shqiptare ka bërë për mbështetjen e start up-eve.

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri, u fokusua te prezantimi konkret i shpalljes së thirrjes për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe ekzistuese.

Ai tha se së shpejti nis fushata e komunikimit në rrethet e Shqipërisë, për të ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e garës.

“Ne do të konsultohemi çdo ditë fizikisht dhe virtualisht, ndaj kemi përgatitur një program shumë ambicioz për të dalë edhe jashtë Tiranës, në universitete, për të komunikuar dhe shpjeguar sa më shumë, në mënyrë që aplikimet tuaja të jenë sa më cilësore. Duam që ky fond të shpenzohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe procesi të jetë sa më transparent”, u shpreh Ymeri.

Të gjitha aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” brenda një afati 30 ditor.

Përmes kësaj thirrjeje, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania synojnë mbështetjen financiare deri në 75 projektet më të mira, me qëllim ndërlidhjen e ideve inovatore për zhvillimin e bizneseve ekzistuese, veçanërisht në sektorët prioritar të Qeverisë.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikimin për mbështetjen e startup-eve:

Startup-et që aplikojnë për mbështetje financiare nga ky grant, duhet të logojnë gjatë aplikimit, dokumentacionin sipas listës së mëposhtme:
– Formularin e aplikimit të plotësuar;
– Formatin e buxhetit të plotësuar;
– Prezantimin në formatin e ofruar
– Pasqyrat financiare për dy vitet e kaluara të biznesit, nëse është e aplikueshme.

Gjithashtu, aplikantët duhet të kalojnë procesin administrativ të kualifikimit, i cili do të zbatohet nga sekretariati teknik i ngritur pranë Agjencisë Startup Albania. Gjatë këtij procesi do të verifikohen:
– Pasaporta e Startupit (jo më e vjetër se dy vjet në momentin e aplikimit)
– Dokumenti i regjistrimit në organin tatimor (NIPT) në rastin e personave fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar;
– Bilanci i vitit paraardhës për aplikuesin person fizik ose juridik të regjistruar mbi 1 vit në regjistrin tregtar;
– Vërtetim për pagim detyrimesh;
– Dëshmi penaliteti e aplikuesit (e lëshuar gjate muajit të hapjes së thirrjes).

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.