Kryebashkiaku i Prishtinës: Tirana po zhvillohet me hapa të shpejtë!

Kryebashkiaku Veliaj pret Përparim Ramën: Bashkëpunim i shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës


Pas ceremonisë kur Tirana mori zyrtarisht Presidencën e Rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama. Veliaj theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Tiranës dhe Prishtinës, për të mësuar më shumë dhe për të marrë më të mirën nga njëri-tjetri.

Prishtina mori nga Tirana stafetën si “Qyteti Europian i Sportit 2024” dhe për këtë arsye, Veliaj tha se Tirana është e gatshme të japë eksperiencën e saj. “Është një bekim i madh sot që vëllai im, Përparimi, është në Tiranë dhe këtë xhamadan kuq e zi ia dhuroj edhe për simbolikën e transferimit të një titulli shumë të rëndësishëm, si “Qyteti Europian i Sportit” nga Tirana në Prishtinë, me shpresën se do të jetë pa dyshim një energji kuq e zi, por edhe një punë e mirë për qytetin dhe përgatitjen e një organizimi tjetër të madh, atë të Lojërave Mesdhetare. Gjatë vitit të sportit ne nuk përgatitëm vetëm sportistët për olimpiadë, por përgatitëm kryesisht ‘olimpiadën’ e qytetit tonë, pra njerëz që formojnë karakterin, që dinë çfarë është humbja dhe fitorja, që dinë të luajnë në skuadër, hapëm palestrat për komunitetin dhe regjistruam pa fund fëmijë në kurse, çka besoj se do të vazhdojë edhe pas titullit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Përparim Rama u shpreh se Prishtina ka marrë mësime nga Tirana për titullin “Qyteti Europian i Sportit”. Ai theksoi se sot Tirana është zhvilluar më shumë dhe me hapa të shpejtë. “Këtë vit e marr me konfidencë të madhe titullin Prishtina “Qyteti Euriopian i Sportit” sepse e dimë që, nëse ngelim diku, do t’ju thërrasim në telefon ose do t’ju marrim në Prishtinë për të na ndihmuar. Keni bërë me të vërtetë një punë të mrekullueshme. Ndihet energjia, produktiviteti, pozitiviteti në të gjithë qytetin. Sa herë vij, ndjej që Tirana po zhvillohet shumë e më shumë, me hapa shumë të shpejtë”, tha Rama.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.