Manastirliu: Viti 2024 shpallet si “Viti i Gjuhës Shqipe”

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shpalli vitin 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe”.


Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shpalli vitin 2024 si “Viti i Gjuhës Shqipe”.

Sipas saj, ky vendim tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit! Një ditë, e cila drejton vëmendjen tek rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që ushqen paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet. Përmes arsimit, mundemi të rrisim zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, të nxisim inovacionin dhe të mbështesim më tej kohezionin social”, u shpreh Manastirliu në një videomesazh.

“Arsimi qëndron në themel të progresit dhe në shkollat tona ne kemi të gjithë potencialin e duhur për të çuar vendin tonë përpara”, u shpreh në fjalën e saj ministrja Manastirliu.

Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.

“Si Ministri e Arsimit dhe Sportit, kemi vendosur që viti 2024 të jetë një vit kushtuar gjuhës shqipe. Do të kemi një kalendar të pasur aktivitetesh, me nisma dhe projekte që do të fillojnë këtë vit dhe gjithashtu me projekte të cilat i finalizojmë së bashku në shkolla, universitete, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në botë”, tha Manastirliu duke renditur aktivitetet më të rëndësishme të këtij viti kalendarik dedikuar, ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Aktivitetet do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.

“Do të kemi aktivitete promovuese në nëntor për Ditën e Alfabetit Shqip, e cila për herë të parë do të jetë festë zyrtare në vitin 2024, pra në këtë vit. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb”, tha Manastirliu.

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në samitin “Ukraina-Europa Juglindore” në Kroaci

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubrovnik, Kroaci ku do të marrë pjesë në Samitin “Ukraina-Europa Juglindore”.