Hej mik i dashur!

“U bëmë për mall, jemi harruar,
Mos më je ftohur a hatërmbetur?
A ndonjë brengë të ka munduar…”


Nga Pandi Laço

Hej mik i dashur sot po të shkruaj,
Të të kujtoj një çikë Tiranë,
Të të uroja me një kartolinë!
Brodha e s’gjeta në gjithë dynjanë!

U bëmë për mall, jemi harruar,
Mos më je ftohur a hatërmbetur?
A ndonjë brengë të ka munduar ,
Për ndonjë llaf a për ndonjë “tjetër”…?!

Po prapë guxoj e po të shkruaj,
Në një tastierë, pa bojë e penë !
E meqë malli më ka marrë,
Shqip po të pyes, “si e ke shëndenë”?

A e mban mend o mik i dashur,
Për tu takuar ne çanim male,
Për të bërë “brom” sot dhe “gëzuar”,
Po të dërgoj dy kupa virtuale !

Hej mik i dashur, s’kam qejf të flas,
Për politikën që është përshesh,
Çdokush për tjetrin, veç me ja “rras”,
Pa Amerikën, ne shkojmë për “lesh”!

Nëse më pyet për ekonominë,
Çmimet po ngrihen, po asnjë proteston !
Kjo situatë seç ka një emër,
A inflacion, a depresion !

Do jetë me lart, taksa e qeverisë,
Po edhe për rrogat na kanë dhënë shpresë,
Me qerre hajdutët po i zenë,
Veç ndonjë është zhdukur pa adresë!

Në do të dish për popullatën,
Mpaket përditë, është bërë si grip !
Ikin të mençurit, rrinë budallenjtë,
Ca që ëndërrojnë, të hyjnë në “…VIP”!

I dashur mik , ç’të them më parë,
Një shtëpi bari kam në plan,
Ti mund të qeshësh, po jam për të qarë,
Pa bërë milionin, vendi s’më mban !

Hej mik i dashur, të t’pyes dua,
A të shkon mendja gjësend Shqipërie,
Mos më kurse, më thuaj mua,
Për trahana a djathë dhie !

Me bakllavanë që sapo mbaroi,
Këtu po mbyll, këto dy gisht letër,
Kështu kaloi dhe ky Vit i Ri,
Që tash n’janar u bë i vjetër !

(Një frymëzim i marrë nga “Caro amico ti scrivo” i Lucio Dalla,
në një version bejte alla Sefer Daja)

Lexo më shumë nga

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.