I thyej ditët, si kokrra lajthie…

Një e krimbur, një e plotë, një e shëndetshme, një e hidhur!

Në kutitë e vogla paketova lotët dhe puthjet…

Në kutitë e mëdha, paketova zënkat, pajtimet, dritëhijet, gjithshka që mbeti brenda mureve…

Hej mik i dashur!

“U bëmë për mall, jemi harruar,
Mos më je ftohur a hatërmbetur?
A ndonjë brengë të ka munduar…”

Njësi matëse!

“Një gllënjkë puthje, sa për të shuar etjen!”

Kjo dashuri, jetën po ma vjedh!

“Kjo dashuri, zeher zemrën ta mbledh, … si kafe e zezë, e fortë!”

“Më shtjer pak verë, të hapen venat e çmendurisë…”

“Më hidh pak ujë, të zgjaten gishtat e frymëzimit… Se kur të mbrrij mbi buzët e tua…”