Masakra e Reçakut, Osmani: Faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe

Në akademinë përkujtimore të kësaj masakre, drejtësi kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti


Faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe, deklaroi presidentja Vjosa Osmani.

Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ajo shtoi se ka vetëm një të vërtetë dhe se më 15 janar është kryer krim kundër njerëzimit nga Serbia. Osmani theksoi se Reçaku ka nevojë për drejtësi dhe se kjo i jep kuptim paqes dhe lirisë.

Në akademinë përkujtimore të kësaj masakre, drejtësi kërkoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka mohuar në vazhdimësi këtë krim kundër njerëzimit.

Ish-shefi i misionit të OSBE-s në Kosovë, William Walker edhe këtë përvjetor është rikthyer në fshatin Reçak.

Walker tha se çdo vit, më shumë njerëz janë të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur në Reçak.

Walker shtoi se Kosova është histori e demokraci e suksesshme.

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se faktet janë më të fuqishme se sa propaganda e vazhdueshme serbe. Në çerekshekullin e masakrës së Reçakut, ajo shtoi gjenocidi në këtë fshat është kujtesë e përhershme për brutalitetin ndaj fëmijëve, grave e burrave.

Më tej, presidentja e vendit theksoi se në këtë fshat të vogël të Reçakut por me histori të madhe, u vranë civilë të pambrojtur e të paarmatosur. Osmani theksoi se familjet e të masakruarve vazhdojnë të mbajnë barrën e humbjes dhe dhimbjes së anëtarëve të tyre.

Edhe kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për drejtësi, ku theksoi se në kronologjinë e historisë së kryerjes së masakrave, ajo e Reçakut është më e tmerrshmja.

Kurti shtoi se kjo masakër ka lënë pas vetës edhe shumë dëshmitarë të cilët flasin për të gjithë të vërtetën nga e shtëna e parë e deri tek përpjekja për fshehjen dhe justifikimin e krimit.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se terrori i 15 janarit të vitit 1999 shërbeu si alarm për Millosheviçin.

Tutje, shtoi se Reçaku është edhe krenari dhe dëshmi e cila nuk mund të mohohet e as harrohet. Më 15 janar 1999, banorët u zgjuan me krismat e forcave serbe. 25 vjet më parë në Reçak, 45 civilë shqiptar u vranë mizorisht. Kjo masakër i cilësia si ndër më mizoret të luftës së fundit në Kosovë. /KosovaPress/

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.