Vlora shpallet Qytet Europian i Sportit për vitin 2024

Vlora do të jetë një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024.


Vlora do të jetë një nga 13 qytetet europiane të Sportit për vitin 2024.

Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha i cili u shpreh se kjo është vlerësim i madh për Vlorën, por edhe përgjegjësi e madhe.

“Vlora paraqiti kandidaturën e saj pak javë më parë pranë ACES Europe, ndërsa dje, në Bruksel, në Parlamentin Evropian, gjatë ceremonisë së përvitshme të shpalljes së emërimeve për vitin 2024 (ACES Annual GALA Awards 2024), kërkesa jonë u pranua”, u shpreh ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Klevis Kaso, nënkryetari i bashkisë për sportet dhe infrastrukturën sportive, Elona Hasanaj, drejtuese e Klubit Shumësportësh “Flamurtari” dhe Tea Memushi, basketbolliste e njohur.

Dredha vlerësoi se ky emërim sjell mundësi të shkëlqyera, por kërkon punë e përgatitje shumë cilësore nga të gjithë.

“Na është dhënë një rast i artë për qytetin tonë. Vlora do të fitojë mjaft, pa dyshim, nga kjo. Na duhet të shfrytëzojmë me mençuri për të mbështetur sportet, mjediset e mjetet sportive, për të ndihmuar shfaqjen e talenteve të reja, popullarizimin e disiplinave sportive te fëmijët, të rinjtë, te vajzat e gratë, nëpër shkolla, në periferi, për të përkrahur vlerat morale e shpirtërore që nxit sporti”, tha ai.

Po ashtu Dredha u shpreh se kjo do të ndihmojë në imazhin e Vlorës, si qytet i pastër e mikpritës, me infrastrukturë të mirë, hoteleri moderne, tradita e trashëgimi tërheqëse, bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëz bujarë.

“Ne mund të bëjmë shumë gjatë këtij viti sportiv për turizmin, sepse natyrisht, Vlora, tashmë si pjesë e një harte evropiane veprimtarish, do të jetë një portë e hapur për të huajt. Ata do të vijnë këtë vit për sportin, por mund të kthehen çdo vit për turizmin, për biznes, për rekreacion. Është bukur të theksosh këtë përkatësi evropiane. Tani na duhet të tregojmë se e kemi merituar”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.