Lamtumirë Mjeshtër, lamtumirë Vassili Vasilikos!

Ambasador i Greqisë në UNESCO që nga viti 1996, njihte mirë trashëgiminë tonë kulturore shqiptare


Nga Dr. Dorian Koçi

Para disa vitesh prezantuam romanin “Z-orgjia e pushtetit” të Vasili Vasilikos, përkthyer nga miku im Kleo Lati dhe botuar nga Dituria. Me këtë rast gjetëm rastin të gjerbim kafe dhe të shkëmbejmë një “kuvenda”(fjalë e përbashkët e greqishtes me shqipen, me gjasë nga latinishtja conventio) sëbashku.
Vasili Vasilikos është shkrimtari që përshkroi Greqinë qe përpilitej mes autoritarizmit dhe perpjekjeve per demokraci.Tiparet kryesore të veprës së tij janë elementi autobiografik, reflektimi politik dhe social, humori, autoironia dhe ironia, rrëfimi tradicional, si në nivelin e stilit ashtu edhe të koherencës dhe zhvillimit kohor të ngjarjeve, me ndikime nga gazetaria dhe. teknikat kinematografike.

Për brezin tim ai ishte i njohur me romanin “Helioni uji i ishullit Kos”, ndërsa u bë i famshëm në mbarë botën me romanin e tij “Z”, përshtatur në kinema nga regjisori i njohur Kostas Gavras, i cili së bashku me “Alexis Zorbas” të Kazantzakis janë të vetmet vepra moderne greke të përfshira në listën e gazetës britanike “The Guardian”. botuar në vitin 2009, me “1000 libra që duhen lexuar”.
Romani “Z-orgjia e pushtetit” është një roman dokumetar që i referohet ngjarjeve të vrasjes së deputetit të së Majtës së Bashkuar Demokrate, Grigori Lambrakis në vitin 1963. Romani u shndrrua në simbol të luftës kundër diktaturës së djathtë në Greqi. Vepra u shkrua pothuajse menjëherë pas ngjarjeve dhe u botua për herë të parë serial në revistën “Tachydromos” në vitin 1966. Po atë vit u botua në një libër nga botimet “Themelio”, pothuajse në të njëjtën kohë me gjykimin e të akuzuarve për vrasjen.

Në vitin 1967, Junta e Kolonelëve ndaloi qarkullimin e saj në Greqi, ndërsa në të njëjtën kohë filloi të përkthehej në gjuhë të tjera në kuadrin e luftës kundër diktaturës. Në vitin 1966, romani u përkthye në frëngjisht nga Pierre Comberousse dhe u botua nga botimet Gallimard, ndërsa në harkun kohor të tre viteve u përkthye dhe u botua në 18 vende të tjera, si SHBA, Angli, Bashkimi Sovjetik dhe Japoni. Përshtatja e tij filmike nga Kostas Gavras në vitin 1969 ndihmoi në ndërkombëtarizimin e situatës në Greqi, ndërkohë që fitoi Oscarin për filmin më të mirë të huaj, montazhin më të mirë të filmit, çmimin e Komitetit të Festivalit të Filmit në Kanë, çmimin e aktorit më të mirë për Jean-Louis Tentinian, ndërsa Mikis Theodorakis mori një çmim muzikor Bafta. Librat e Vassili Vassilikos janë përkthyer në 33 gjuhë në mbarë botën.

Ambasador i Greqisë në UNESCO që nga viti 1996, njihte mirë trashëgiminë tonë kulturore dhe zhvillimet e letërsisë shqipe, veçanrisht veprën e Kadaresë. Ballkani është një truall poetik-më tha ndërsa gjerbnim kafenë, shiko lindjen dhe perëndimin e diellit në detet tona, është e pamundur të mos shkruash poezi. Pyetjes sime se çfarë të tronditi më tepër në vrasjen e deputetit Grigori Lambrakis që të nxiti të rrëmbesh penën e të shkruash romanin?

-Banditizmi politik, mos reagimi i menjëherëshëm ndaj të cilit që herët a vonë çon në uljen e dinjitetit njerëzor-ma ktheu.

-A mund të bej një foto me kapelen tënde Mjeshtër?

-Me kenaqësi por kujdes se mos të merr koka erë si mua….

Qeshëm të dy…dhe celulari fiksoi momentin.

Lamtumirë Mjeshtër, lamtumirë Vassili Vasilikos!

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.