Meloni: Marrëveshja novatore me Shqipërinë për migrantët model për vendet e tjera

Kryeministrja italiane konsideroi këtë marrëveshje si novatore dhe inteligjente.


Nëse marrëveshja për migrantët funksionon mirë, atëherë mundet që të bëhet model edhe për vendet e tjera, deklaroi në një konferencë për shtyp në Zagreb kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Në konferencën e përbashkët për median me homologun e saj kroat, Meloni e konsideroi këtë marrëveshje si novatore dhe inteligjente.

”Një marrëveshje mes dy qeverive ka nevoja për bazë të llojeve të ndryshme, nga traktatet ndërkombëtare dhe më shumë. Këto janë norma që do t’i krahasojmë me Parlamentin. Unë shoh një nervozizëm që nuk e kuptoj”, shtoi Meloni kur u pyet për marrëveshjen me kryeministrin Rama për migrantët.

“Me juridiksionin italian ne e ofrojmë këtë edhe në territore jashtë BE-së, me të gjitha garancitë e nevojshme dhe me mjete inovative, për t’u përballur si duhet me një presion kompleks migrator për Italinë”, theksoi ajo.

”Dua të falënderoj Shqipërinë dhe kryeministri Rama sepse tashmë kemi filluar prej muajsh të punojmë. Këtë verë… ne diskutuam se si mund të zgjidhim probleme së bashku dhe pamë se mund të punonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Dhe unë besoj se duhen falënderuar”, theksoi Meloni.

”Do të varet nga aftësia jonë për ta bërë këtë marrëveshje të funksionojë”, shtoi ajo.

”Marrëveshja do të debatohet në parlament dhe nuk e kuptoj irritimin e opozitës në lidhje me këtë”, tha Meloni.

Ajo gjithashtu kritikoi të majtën italiane që kishte kritikuar kryeministrin socialist të Shqipërisë, Edi Rama që kishte pranuar idenë e qendrës së migrantëve.

”Me sa duket nuk konsiderohet më si e majtë që të ndihmosh Italinë dhe të pranosh migrantë. Por, unë dua të falënderoj Ramën”, përfundoi ajo.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.