Denaj: Prodhimi bujqësor vendas rriti të ardhurat e sezonit turistik

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se, “buxheti i shtetit për vitin 2024, parashikon 35% të shpenzimeve buxhetore në mbështetje të shtresave në nevojë”.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, u shpreh se, “buxheti i shtetit për vitin 2024, parashikon 35% të shpenzimeve buxhetore në mbështetje të shtresave në nevojë”.

Në një intervistë televizive, Denaj vuri theksin në objektivat madhore që adreson buxheti 2024, për mbështetje të veçantë për kujdesin social të shqiptarëve, reformën ambicioze për rritjen e pagave dhe mbështetjen ekonomike.

“Janë dhe 200 milionë usd shtesë nga buxheti i vitit 2023, që do të kalojnë për vitin 2024 për pensionistët. 400 milionë usd të tjerë shtesë janë për reformën ambicioze të pagave, përtej fondit të këtij viti, për të përfundur një reformë që e çon pagën mesatare në vend në nivelin 900 euro”, deklaroi Denaj.

Sipas saj, programi buxhetor 2024 synon të ecë përpara për këto progrese, që janë objektiva të qeverisë. Ndaj, tha Denaj, ne duhet të fokusohemi tek puna jonë si parlamentarë dhe ta përfundojmë atë brenda të gjithë instrumentave të ligjshëm.

Ministrja Denaj u ndal më konkretisht në buxhetin për bujqësinë dhe paketën fiskale që do të zbatohet në 2024.

Denaj vuri në dukje se, prodhimi vendas kontribuoi në rritjen e të ardhurave që gjeneroi turizmi këtë verë.

“Si rezultat i turizmit këtë vit, prodhimet shqiptare kanë kontribuar një herë e gjysmë herë më shumë sesa totali i eksportit. 64 miliardë lekë, ose 640 milionë usd erdhën nga prodhimet e brendshme dhe 570 milionë usd erdhën nga eksporti, i cili sigurisht vjen më i rritur se shumë vite më përpara,” u shpreh ministrja.

Denaj shton se numri i turistëve sezonin e ardhshëm do të jetë akoma më i lartë dhe ky, fakt siç tha ajo, duhet të jetë stimul për të gjithë qytetarët që të mos e lënë tokën djerrë.

Ministrja u shpreh se sfida për vitet e ardhshme do të jetë bashkimi i operatorëve bujqësorë.

“Bashkimi i operatorëve, është një bashkim që nuk ndodh me urdhër qeverie. Por është një bashkim interesash, që nëse duhet të kuptohet mirë, kur ekziston tregu i brendshëm apo i jashtëm i eksporteve, është interesi më i madh i operatorëve…që të bashkohen”, theksoi ajo. (ATSH)

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Global 360

Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Kur ndez një dritë!

E ftuar në një familje hebrenjsh për të festuar një ditëlindje, një dritë të ndezur për Hanukkah.