Rama: e-Albania, më shumë lehtësi me inteligjencën artificiale

Kryeministri Edi Rama nënvizoi se, e-Albania do të marrë një formë të re brenda pak kohe.


“Ne kemi për ta shtyrë më tutje procesin e lehtësimit të shërbimeve për njerëzit në të gjitha drejtimet. Me platformën e-Albania, është bërë një lehtësim i madh, por nuk mjafton. Ne duam që ta shkëpusim komplet burokracinë dhe t’i shkëpusim komplet zyrat e shtetit nga jeta e njerëzve, të cilët të gjithë shtetin do ta kenë në xhep, tek ajo pasqyra e telefonit dhe do ta kenë aty jo vetëm duke e kërkuar, por edhe shteti duke i kërkuar ato”.

Kështu u shpreh sot, kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Peshkopi, teksa nënvizoi se, e-Albania do të marrë një formë të re brenda pak kohe.

“e-Albania do jetë një platformë ku gjatë gjithë kohës do jesh në komunikim, siç komunikojmë ne me njëri-tjetrin kur shkruajmë me mesazhe. Ti hyn dhe thua ‘unë dua të marr një certifikatë për këtë’ dhe e-Albania dhe do të jetë një asistent i çdo personi aktiv. Natyrisht, nuk do jenë një milion veta aty mbrapa, por nëpërmjet inteligjencës artificiale, ne po e bëjmë gati, kemi filluar të bëjmë testime dhe është në prag të finalizimit dhe pastaj vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e thjeshtë, se nuk do jetë më me mesazhe, por do të jetë me bisedë, siç flet në videocall me dikë tjetër”, u shpreh Rama.

Përveç e-Albania, vijoi kryeministri, që do të ketë të gjitha shërbimet, po bëjmë një kapërcim shumë të madh me Hipotekën dhe do ta zgjidhim shumë shpejt edhe pjesën e mbetur të problemit ku edhe shërbimin hipotekor do mund ta marrë çdokush, jo vetëm siç merret sot që është direkt online dhe nuk ka nevojë fare të shkosh tek zyra, por do jetë dhe diçka shumë e shpejtë.

Rama vuri në dukje se, plot gjëra janë bërë dhe plot të tjera ka ende për të bërë, por që vit pas viti do të shikojmë me më shumë, e më shumë dhe kjo do të përkthehet në radhë të parë në ekonominë e familjeve të të gjithë shqiptarëve, sepse kjo është pjesa më e rëndësishme.

“Ne do donim të bënim shumë më tepër për pensionistët, megjithatë kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë sesa është bërë ndonjëherë. Janë 250 milionë euro plus atij 400 milionëshit të pagave që janë vendosur në dispozicion të rritjes së pensioneve ku përfshihen indeksimet, riindeksimet dhe bonuset e pensionistëve të fundvitit, siç është dhe bonusi që do marrin tani pensionistët përpara Vitit të Ri. Patjetër janë dhe të gjitha fondet që janë për kujdesin social, për të gjithë ata që janë me ndihmë ekonomike, për të gjithë ata që hyjnë në kategoritë e ish-pronarëve të ish-të përndjekurve dhe për të gjitha bebet që lindin në Shqipëri që do vazhdojnë të mbështeten me çekun e bebes sipas atyre kategorive që kemi thënë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…