Komisionerja e BE-së: Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët “nuk shkel ligjin e BE-së”

Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian


Marrëveshja që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk shkel ligjin e Bashkimit Evropian, i cili nuk zbatohet për këtë çështje, tha zyrtarja kryesore e bllokut për migrimin.

Marrëveshja, e arritur javën e kaluar, u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe u krahasua me planin e Qeverisë britanike për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, plan që u vlerësua i jashtëligjshëm nga Gjykata Supreme britanike.

“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se (marrëveshja Shqipëri-Itali) nuk shkel ligjin e BE-së, është jashtë ligjit të BE-së”, tha komisionarja për migrim e BE-së, Ylva Johansson, kur u pyet në një konferencë për media në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Deklaratat e saj sugjerojnë se kjo marrëveshje nuk do të dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.
Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

Po ashtu, marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”.

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.