Gazmend Freitag: Ibrahim Kodra është simboli i artit shqiptar!

Piktori shqiptar me banim në Austri, Gazmend Freitag, dallohet për stilin e tij të vizatimit.


Nga Asie Duka

Bota është një mrekulli e përzier me tmerr, shpreh në veprën e tij ”Ibrahim Kodra “. Në pikturën e tij ai ka përfshirë botën mbarë, sepse u flet njerëzve për realitetin e tyre në secilin vënd, në mënyra të ndryshme. Ai dha një kontribut të pakrahasueshëm për Shqipërinë, për ato që e kuptojnë domethënien e veprës së tij. Çdo pikturë e tij është e shoqëruar me një lumë fjalësh. Për Kodrën mbyllja në vetvete është humbje e personalitetit, sepse njerëzit kërkonjnë siguri në një shoqëri uniforme, ai ishte kundër totalitarizmit, por edhe kundër demokracisë, nga mënyra se si praktikohet, sepse ajo detyrimisht përfshihet në totalitarizëm, ai ishte për aristokracinë ose për ata që e meritojnë, pra ai ishte për seleksionimin, pra të vlerësohet artisti që e meriton, zgjedhja të realizohet sipas aftësisë dhe meritës. Kodra ç’mitizoi duke çuar drejt kritikës çdo ideologji, përfaqësuesi më dinjitoz, duke na befasuar dhe mrekulluar me pikturën e tij.

Ju zoti Gazmend Freitag, zgjodhët figurën me simbol të pikturës shqiptare për ta ngritur në piadestal ku ai aktualisht qëndron. Nuk ka gjë më tragjike se të shohësh sesi një vënd boshatiset dhe se si piktorët dhe krijuesit e tij e braktisin atë, njeri pa atdhe gjer kur atdheu të bëjë ”revolucion” vlere, për ti rikthyer vlerën. Ju zoti Freitag keni thënë, se çdo epokë në atmosferën e vet përmban ngjarje, të cilat kanë ndodhur e do të ndodhin, dhe se artistët, ju, nëpërmjet antenave delikate jeni në gjendje ti kapni ato, dhe t’i paraqitni në tablo, duke i shndërruar në art artin, atë që qëndron në ajër, i paqartë dhe i pashprehur. A është personazhi i pikturës tuaj kaq i fuqishëm sa të ndikojë në histori?!

Unë them ajo që ju bëni ju është materializuar tashmë. Juve ju ka frymëzuar zoti Kodra saqë ju jeni vetë tani nje i tille. Të realizosh do të thotë të ekzistosh. Populli shqiptar nuk është aq i mprehtë, sado që thuhet se është inteligjent, sepse nuk arrin të kuptojë atë që ndodhet jashtë kufinjve të tij. Ju po përpiqeni të realizoni një ëndërr. Ç’është ëndrra për ju?! Ju nëpërmjet ëndrrës thoni se; imagjinarja është fantazia më e fortë, më e vërtetë, më e aftë, më e përshtatshme dhe që e paraqet realitetin si të dokumentuar. Ai që dëshiron të jetë realist gjithmonë është përkrahës i diçkaje. Piktori nuk gënjen ai paraqet bukur. Ëndrra është qëndrimi juaj ndaj botës. Piktura ju ndihmon të ekzistoni. Nëse do pushonit së pikturuari do ndjeheshit plotësisht i pashpresë, kështu jeni shprehur. Ngjyrat janë e vetmja gjuhë me të cilat mundoheni dhe vazhdoni të flisni. Në to ju gjeni atë që fjala e ka humbur. Ato janë fjalë, ligjërim, mirëkuptim, jetë që ju lidh me gjërat e tjera, me universin. Ju frikeni se mos zëri i tyre zhduket…! Me zell dhe dëshirë, ndiqe ëndrrën, mbroje kulturën.

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…

Global 360

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…