Buxheti 2024 për kulturën, Margariti: 14% më i lartë krahasuar me 2023-in

Ministrja e Kulturës,: Prioriteti kryesor në fushën e artit dhe kulturës mbetet “Strategjia Kombëtare teKulturës 2019-2025”.


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, deklaroi sot se prioriteti kryesor në fushën e artit dhe kulturës mbetet intensifikimi i përpjekjeve për zbatimin dhe realizimin e objektivave të parashikuara në “Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2019-2025”.

Në fjalën e saj gjatë diskutimit të projektligjit “Për Buxhetin e Vitit 2024”, Margariti tha se “pas një viti të suksesshëm si ky që po lëmë pas, një tjetër vit sfidues kemi përpara, me projekte të reja dhe nisma madhore. Buxheti i vitit 2024 pritet të jetë 14% më i lartë krahasuar me vitin 2023”.

“Rritja e buxhetit është më e madhe në zërin e pagave me +29% krahasuar me 2023, ndërsa investimet 30% më shumë”, tha Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “do të çojmë përpara projekte tepër ambicioze që nga restaurimi dhe rikonceptimi i Muzeut Historik Kombëtar, te Muzeu “Besa”, gërmimi i amfiteatrit të Durrësit dhe rehabilitimi i zonës arkeologjike përreth, restaurimi i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, rehabilitimi i objekteve dhe ambienteve të Burgut të Spaçit e shumë të tjera. Pa lënë mënjanë edhe mbështetjen e skenës së pavarur përmes mbështetjes financiare”.

“Prioritet mbetet përmirësimi dhe zgjerimi i tregut kulturor nëpërmjet një legjislacioni në dobi të krijuesve, krijimtarisë artistike e kulturore dhe trashëgimisë kulturore, si dhe hartimi i paketës së re të skemës se mbështetjes së projekteve të Ministrisë të Kulturës; Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale–pasuri kombëtare e popullit shqiptar në breza; Mbështetja e krijimtarisë dhe aktivitetit krijues të artistëve shqiptarë përmes rritjes së aktiviteteve kulturore dhe përfshirjes së artistëve; Promovimi dhe përfaqësimi i vlerave të artit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, materiale dhe shpirtërore në evenimentet e rëndësishme ndërkombëtare”, tha Margariti.

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.

Global 360

SHBA, të burgosurit diplomohen në universitetet më të mira

Marrja e diplomës u mundëson të burgosurve të integrohen më lehtë në shoqëri pas kryerjes së dënimit

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Gjashtë shtetet e lëkundura, që do të vendosin për të ardhmen e gjeopolitikës

Cliff Kupchan është kryetar i institutit kërkimor “Eurasia Group”.

OPED

102-vjeçari që drejton shoqatën “Avni Rustemi” në Amerikë

102 herë që Vasil Malita ynë pret e përcjell shokë e miq, bashkatdhetarë të udhëve të atdheut e në emigracion.

Profil

Rauf Fico, diplomati brilant me vizion perëndimor

Rauf Fico përcaktoi juridiksionin e konsullatave shqiptare dhe Konsullatave të Nderit të Shqipërisë jashtë vendit.

Masmedia

Bota përmes statistikave!

Bota ku jetojmë përmes shifrave për gjeografinë, popullsinë, burimet natyrore dhe vecanërisht ekonominë.