Dokumentarë të historisë së lashtë, por edhe të re të Pekinit

RTSH dhe Digitalb nënshkruan me Televizionin e Pekinit marëdhënie bashkëpunimi për këto dokumentarë


Një cikël dokumentarësh, të cilët pasqyrojnë historinë, kulturën, monumentet e lashta, por edhe të reja të Pekinit do të fillojnë të shfaqen sëshpejti në Radiotelevizionin Publik Shqiptar dhe ne një nga kanalet e platformës Digitalb.

Nepërmjet këtyre dokumentarëve publiku shqiptar do të udhëtojë në historinë e një prej metropoleve më të mëdha të botës, duke duke njohur detaje të rëndësishme të këtij qyteti.

RTSH dhe Digitalb nënshkruan me Televizionin e Pekinit marëdhënie bashkëpunimi për këto dokumentarë.

Në ceremonine e organizuar ne RTSH, marrëveshja u nënshkrua nga drejtori I përgjithshëm, Alfred Peza dhe Ge Hongyu, , drejtor I programimit të komunikimeve me jashtë në televizionin e Pekinit.

Ky hap I parë I bashkëpunimit ndërinstitucional- u theksua gjatë takimit, krijon mundësi për një bashkëpunim konkret e të ndërsjelltë në të ardhmen.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte I pranishëm edhe I Ngarkuari me Punë I Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri , Wang Dexin.

Po kështu në mjediset e Digitalb u nënshkrua marrëveshja lidhur me këto trasmetime, nga Ge Hongyu dhe Eglinor Ramaj, drejtor I përgjithshëm I Digitalb. Trasmetimet e këtyre dokumentarëve do të fillojnë në muajin nëntor në kanalet e kësaj platforme.

Në shkollën e mesme jopublike Dertliu në Tiranë, delegacioni nga televizioni I Pekinit dhe drejtues të Institutit Konfuci pranë Universitetit të Tiranës , patën një takim me nxënës të kësaj shkolle.

Ishte një bashkëbisedim I hapur dhe I sinqertë , ku nxënësit shprehën dëshirën e tyre për të njohur më në detaje historinë dhe zhvillimin e Kinës. Drejtoresha e shkollës, Ema Dertli dhe nxënës të ndryshëm folën për interesat në rritje të tyre, për të komunikuar edhe me vendin e zhvilluar aziatik.

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha takim me ambasadoren franceze: Bashkëpunim për çështjet e sigurisë dhe migracionit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilloi sot bashkëbisedim me ambasadoren e Francës në Shqipëri, Catherine Suard.