Dita Botërore e Turizmit, Kumbaro: Shqipëria në vitin e artë të saj!

Në Samit, Organizata Botërore të Turizmit do të mirëpresë përfaqësues nga më shumë se 100 shtete të saj anëtare


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro merr pjesë sot në Riad, Arabia Saudite, në aktivitetet dhe takimet që do të organizohen me ministra të turizmit nga e gjithë bota, në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit.

Tema për këtë vit është “turizmi dhe investimet e gjelbra” dhe drejtohet nga Organizata Botërore e Turizmit, UNWTO.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet se “këtë vit kjo ditë e gjen Shqipërinë në vitin e artë të saj, me sezonin që ende vazhdon, por s’do të thotë aspak që e kemi “kry”, përkundrazi na nxit çdo ditë të rimendojmë dhe rikonceptojmë zgjidhje që përdorin asetet e turizmit në paqe të plotë me natyrën, tokën, biodiversitetin”, tha Kumbaro.

Kumbaro shton se “këto sfida prezantojmë edhe sot gjatë takimeve në Riad gjatë organizimeve kushtuar Ditës Botërore të Turizmit, në një udhëtim “të gjelbër” me kolegë ministra nga e gjithë bota, nën dirigjimin e Organizatës Botërore të Turizmit që e kemi mbështetëse në promovimin e Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm i turizmit të përgjegjshëm”, tha Kumbaro.

UNWTO do të mirëpresë përfaqësues nga më shumë se 100 shtete të saj anëtare, duke përfshirë më shumë se 50 ministra të turizmit. Me ta do të jenë përfaqësues të nivelit të lartë nga sektori privat i turizmit, si nga rajoni i Lindjes së Mesme ashtu edhe globalisht në Riad. Delegatët do të marrin pjesë në konferenca të shumta gjatë dy ditëve.

Dita Botërore e Turizmit (WTD) festohet në mbarë botën çdo 27 shtator, një datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror, që ndodhi më 27 shtator 1970.

Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë konfirmohet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT).

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…

Global 360

Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli

NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor në Mynih, i pranishëm edhe Rama

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos është takuar me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih,…