MFE: Borxhi publik në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit

Borxhi publik në fund të gjysmës së parë të vitit vijoi trajektoren rënëse.


Borxhi publik në fund të gjysmës së parë të vitit vijoi trajektoren rënëse.

Sipas buletinit statistikor mbi borxhin publik të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, në fund të 6-mujorit të parë të këtij vitit, borxhi publik arriti në 64.78 % të PBB-së.

Ministria e Financave dhe Ekonomis përmes politikave të saj thotë se po punon për konsolidimin fiskal, ku synimi kryesor është reduktimi i borxhit public. Ndër vite është punuar shumë në drejtim të pasjes së një portofoli me risqe të reduktuara, sidomos përmirësime të ndjeshme janë bërë në treguesit e rifinancimit dhe ato të riskut të interesit në borxhin e brendshëm.

Të dhënat tregojnë se borxhi publik rezulton në nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit.

Sipas treguesve, borxhi publik në fund të vitit 2022 zbriti në 64.58 % të PBB-së, çka rezulton 10 pikë përqindje më i ulët se fundi i vitit 2021.

Në shifra stoku i borxhit publik në fund të muajit qershor të këtij viti, arriti 1, 409,798 milionë lekë, nga të cilat stoku i borxhit të brendshëm llogaritet 763,090 milionë lekë, ndërsa stoku i borxhit të jashtëm llogaritet 646,708 milionë lekë.

Për herë të parë që nga viti 2015, borxhi i jashtëm rezulton nën nivelin 30% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sa i përket disa treguesve të borxhit, yield-i mesatar i bonove të thesarit në ankandin e fundit të qeverisë rezultoi 3.13 %. Yield-i i bonove 12-mujore mbeti kështu pranë niveleve më të ulëta prej një viti, ku normat dhe interesat filluan të rriteshin në mënyrë të përshpejtuar.

Menaxhimi i portofolit të borxhit publik gjatë 4 viteve të fundit është përballur me sfida si rezultat i situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, përhapja e pandemisë COVID-19, dhe së fundmi nga kriza globale për shkak të invazionit rus në Ukrainë.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…