Vizita e Melonit në Shqipëri tërheq vëmendjen e medias italiane

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pas pushimeve në Pulia ka mbërritur në vendin e shqiponjave


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni pas pushimeve në Pulia ka mbërritur në vendin e shqiponjave për një vizitë të shkurtër, sipas “La Stampa”.

Meloni është larguar në befasi nga Pulia dhe ka shkuar në Shqipëri me një traget të planifikuar për të takuar kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Vizita e saj vjen në një kohë ku gjysmë milioni italianë zgjodhën plazhet e Sarandës dhe ishujt e Ksamilit për t’u çlodhur, në vitin rekord të bumit turistik për Tiranën.

Kryeministrja italiane u takua me homologun e saj, Edi Rama, në një takim jozyrtar.

Më herët, kryeministri Rama shprehu vlerësimin e tij publikisht për politikën e Meloni gjatë një interviste për “La Stampa”.

Kryeministrja italiane, Meloni mbërriti me traget nga Brindisi në Vlorë, edhe pse fillimisht u mendua se do të udhëtonte me helikopter.

Meloni vizitoi vendin per vetëm disa orë, si e ftuara e kolegut te saj në Dhërmi, në shtëpinë e plazhit të kryeministrave shqiptarë, mes Vlorës dhe Sarandës.

Ajo shoqërohej nga familja e saj, bashkëshorti, Andrea Giambrunon dhe vajza Ginevra.

“Por, ky nuk do të ishte thjesht një udhëtim kënaqësie. Ka shumë çështje në tavolinë për të diskutuar, nga turizmi deri te çështjet ekonomike dhe gjeopolitike. Vendit tonë i mungojnë investimet në vend, përveç një marrëveshjeje të madhe me kompanine italiane të energjisë “Eni” për shfrytëzimin e gazit dhe naftës, e cila do të bëhet plotësisht funksionale vitin e ardhshëm”, tha më herët kryeministri Rama në një intervistë për “La Stampa”.

Dy kryeministrat kanë një marrëdhënie dhe miqësi të ngushtë me njeri tjetrin.

Në funeralin e Berlusconit ishte Rama ai që e puthi Meloni ngrohtësisht.

“Ajo është kampione, unë jam 1,98 centimetra i gjatë, por kur Meloni flet mua ma kalon”, tha Rama për “La Stampa”. /ATSH

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Konkursi “RoboTECH në COD”, shpallen fituesit. Gjimnazi “Ismail Qemali” në vendin e parë

Konkursi ishte një bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog me Universitetin Metropolitan të Tiranës.