Dr. Bardhyl Canaj, ambasadori i miqësisë mes hebrenjve dhe shqiptarëve!

Me rastin e mbarimit të detyrës së tij, si ambasadori i Shqipërisë në Izrael


Nga Dash Frashëri

“Faleminderit dhe mirupafshim ambasador Bardhi!”

Kjo është fotoja e takimit të lamtumirës me komunitetin tonë të mrekullueshëm hebre-shqiptar, organizuar nga Kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, për nder të Ambasadorit Bardhyl Canaj me rastin e mbarimit të detyrës së tij në Izrael!

Tetë vjet e gjysëm më parë, më 9 shkurt 2015, Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë zhvilloi një seancë dëgjimore me kandidatin për ambasador në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

21 korrik 2015, Presidenti Bujar Nishani dekretoi emërimin e ambasadorit shqiptar në Izrael.

Në datën 9 nëntor 2015, Ambasadori Bardhyl Canaj i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin, duke nisur zyrtarisht detyrën diplomatike.

Takimet me komunitetin hebreo-shqiptar në Izrael janë të rregullta.

28 Nëntor 2015

12 Nëntor 2016

26 Nëntor 2016

25 nëntor 2017
20.01.2018
1 dhjetor 2018

Aktiviteti i ambasadorit Canaj është shumë dinamik, boll të kujtojmë se gjatë periudhës së tij, Izraelin e ka vizituar dy herë zyrtarisht Kryeministri Edi Rama (plus një vizite me karakter pak më të ngushtë), presidenti Ilir Meta, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikoll dhe një numër shumë i madh ministrash.

Kryeminstri Rama dhe ish-presidenti Shimon Peres
Kryeminstri Rama dhe kryeministri Benjamin Netanyahu
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Isaac Herzog
Presidenti Ilir Meta dhe Presidenti Reuven Rivlin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u prit me një ceremoni zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit nga homologu i tij, Yoav Gallant. Ministrat e Mbrojtjes nënshkruan Memorandumin e ri të Mirëkuptimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, marrëveshje e nivelit të lartë që krijon një bazë solide ligjore për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes, teknologjisë ushtarake, trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit.

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruan të mërkurën e 1 shkurtit 2023 një memorandum bashkëpunimi mes palëve për sigurinë kibernetike në Tel Aviv. Memorandumi u nënshkrua nga Gaby Portnoy, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Kibernetike të Izraelit, së bashku me Igli Tafën, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Gjithashtu, me kontributin e drejtpërdrejtë të ambasadorit Canaj janë nënskenshkruar një sërë marreveshjes midis universiteteve shqiptare me ato izaelite, apo instuticioneve të ndryshme.

Nënshkruhet marrëveshja mes Universitetit Politeknik te Tiranes dhe Universitetit Shteteror te Tel Avivit, 10 prill 2016
Nënshkruhet në Jeruzalem marrëveshja e bashkëpunimit mes Arkivit Qendror të Shtetit dhe Institucionit të Holokaustit, Yad Vashem. 31 teto3 2016

Workshop-i Akademik mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Fakultetit Bujqësor të Universitetit Hebraik të Jerusalemit (30 mars 2017)

Ambasadori Dr. Bardhyl Canaj dhe drejtorja e Departamentit të Arkivës Historike në MEPJ, Prof.Asoc.Dr. Pranvera Teli (Dibra), zhvilluan një takim me zyrën qendrore të Arkivës Shtetërore të Izraelit.

 

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog (sot president i Izraelit), me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj dhe ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, morën pjesë në pritjen e stafit diplomatik me rastin e 74-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit të organizuar nga Presidenti Isak Herzog.

Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, ambasadori Canaj takohet me ministren e Brendshme të Izraelit, Ayelet Shaked.


Konkretizimi i eksperiencës izraelite për Diasporën, Ambasadori Canaj takon Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem.

Robert Singer, CeO i Jewish Impact, një nga figurat më në zë i organizatave lobuese amerikano hebreje, ish drejtues i WJC/World Jewish Congress. i dhuroi Ambasadorit Canaj Dekoratën për Kuvendin e Shqipërisë, me motivacionin “Award for Leadership against Anti-Semitism to the Parliament of Albania”.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u nderua me “Certifikatën e Njohjes”, dhënë nga Avital Leibovich, Drejtore e American Jewish Committee (AJC), dega Jerusalem, në kuadër të 30-Vjetorit të vendosjeve të Marrëdhënieve Diplomatike midis Shqipërisë dhe Izraelit (19 gusht 1991).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Itai Hacham, Kreun e Operacioneve dhe Politikave te Center for Jewish Impact (Qendra e Ndikimit Hebre).

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, promovon fuqishëm rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit nazist. Ai mori pjesë në Konferencën ‘Albanians and Jews Relations during Holocaust”, e organizuar nga Kolegji elitar “Western Galilee College”.

“The Albanian Cod” shfaqet në Izrael, promovohet roli unik i shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj ka një kontribut të çmuar në afrimin e bizneseve izraelite në Shqipri. Me Presidentin e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Izrael, z.Ilir Kokeri si dhe me grupin e biznesmenëve izraelitë të cilët janë dakordësuar për të zhvilluar mega-projekte ne infrastrukturën e qytetit të Vlorës.

Izraeli dhe Shqipëria nënshkruan Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë në vitin 2020, një sukses i jashtëzakonshëm pas disa vitesh negociatash.Marrëveshja u nënshkrua në Jeruzalem nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Ambasadori Canaj pret drejtuesit e TransBiodisel, izraelitët synojnë investime në Durrës.

Me Nir Epstein, Menaxher dhe Partner global i “RH Capital Partners”

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim përfaqësuesin e Nimrod_Yaron & Co, kompania izraelite dhe ndërkombëtare e taksave e specializuar në adresimin e çështjeve komplekse tatimore, duke synuar krijimin e një Dhomë Tregtare izraelito-shqiptare për shkak të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.

Kompania izraelito-amerikane, Activ Implants, synon të hyjë në Shqipëri dhe Kosovë. Në takim morën pjesë nga ana e kompanisë, Zv/Presidenti Eran Ganz, dhe CEO për operacionet komerciale, Haim Beker.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në takim përfaqësues nga grupe të biznesit izraelit, të cilët synojnë të hyjnë në tregun shqiptar në fushën e Data Center.

Teknologjia izraelite në mjekësi, ambasadori Canaj takon Daniel Weisz, sipërmarrës izraelit në fushën e Turizmit Mjekësor.

Ambasadori Canaj ishte një mbështetës i madh i studentëve shqiptarë në Izrael apo specializantëve që vinin kryesisht për të ndjekur kurset e MASHAV, duke i inkurajuar dhe marrë pjesë në ceremonitë e diplomimit.

Vendosja e fluturimit direkt Tel Aviv-Tiranë nga ana e “IsrAir” është një tjetër sukses i madh i ambasadorit Canaj, duke bërë të mundur që disa dhjetëra mijëra turistë izraelitë të pushonin në Shqipëri.

Ambasadori Canaj krijoi marrëdhënie të shkëlqyera me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Ambasadorët Canaj dhe Demiri në darkën e Iftarit të organizuar nga Ministri Eli Cohen
E pranishme edhe Simona Halperin, Zv/Drejtore e Përgjithshme e MPJ për Euro-Azinë dhe Ballkanin.

 

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.