Kumbaro: TEA, aplikacioni i Shqipërisë turistike!

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit


Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit ka prezantuar këtë të premte TEA (Tourism Events of Albania), kalendarin digjital të turizmit, një platformë e mirorganizuar e programeve turistike, kulturore dhe artistike që u shërben turistëve të zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ky event prezantues u mbajt në mjediset e Piramidës së Tiranës, qendra e re e Inovacionit dhe Teknologjisë.

Në fjalën e saj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se tashmë Shqipëria ka një menu të plotë turistike, që përveç bukurive të natyrës e mikpritjes, ofron edhe ngjarje kulturore që nuk duhen humbur.

“Na ka munguar një menu e plotë e Shqipërisë turistike, që përveç diellit të plotë, detit mesdhetar, ushqimit të jashtëzakonshëm, hireve të trashëgimisë kulturore, bukurive natyrore, njerëzve më të dashur të rruzullit, ofron dhe shumë zbavitje, kënaqësi estetike, talente artistike, festa e ngjarje të vërteta kulturore, që nuk duhen humbur”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kryeministri Rama nga ana e tij tha se ky aplikacion është fryt i një pune të gjatë dhe tashmë është i aksesueshëm nga kushdo.

“Sot mund të themi që kemi një kalendar kulturor dhe artistik të të gjithë Shqipërisë turistike, i cili është i aksesueshëm nga kushdo përmes një aplikacioni të thjeshtë, informues dhe sipas meje me shumë shije. Ne besojmë shumë që Shqipëria është përtej ujërave të mrekullueshëm të detit, përtej majave magjike të maleve, përtej luginave dhe bukurive natyrore në tërësi dhe arsyet për ta vizituar Shqipërinë turistike janë shumë më tepër sesa kaq”, u shpreh Kryeministri.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u kërkoi edhe operatorëve të telefonisë mobile që ta përfshijnë si njoftim në mesazhin SMS që u dërgohet vizitorëve të huaj të cilët hyjnë në territorin e Shqipërisë.

Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.

Agjencia Kombëtare e Turizmit është institucioni përgjegjës për krijimin e kalendarit dhe përzgjedhjen e eventeve që do të jenë pjesë e tij. “Kemi mbledhur mbi 1110 evente, që nga festat lokale të fshatrave malorë e bregdetarë, deri në festat apo festivalet e qyteteve, kryeqytetit tonë, Tiranës, duke krijuar një databazë të fuqishme, më pas kemi strukturuar formatet e eventeve që do t’i përshtateshin audiencave turistike”, sqaroi drejtoresha e AKT, Zana Çela.

Këtë sezon veror turistik, nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ka pasur prioritet pajisja e vizitorëve të huaj me informacion turistik për Shqipërinë që në pikat e kalimit kufitar. Për 5 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar rreth 2.4 milionë vizitorë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, ose 42 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

TEA është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendari i parë digjital për eventet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës, i disponueshëm në Apple Store dhe në Play Store.

Në aplikacionin TEA do të pasqyrohen eventet e kategorive të ndryshme si Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër. Janë mbledhur në çdo cep të Shqipërisë mbi 1110 evente nga më të ndryshmet dhe TEA do të sjellë informacionin për çdo event, për çdo preference e grupmoshë, në shqip dhe në anglisht. Çdo event brenda aplikacionit do të ketë faqen e tij të dedikuar me informacion të detajuar dhe përdoruesit do të njoftohen për eventet e tyre të preferuara kur data e tyre të afrojë.

TEA ka edhe disa butona të dobishëm për të përmirësuar përvojën e përdorueseve të saj. Vetëm me një trokitje, butoni “Vendndodhja” do t’i drejtojë ata në vendin e ngjarjes. Butoni “Kalendari” e ruan ngjarjen në kalendarin personal të përdoruesit, duke u siguruar që ai të mos humbasë asnjë event për shkak të harresës në kohë. Dhe për kë dëshiron t’i ndajë emocionet që falin eventet e turizmit, butoni “Share” u lejon përdoruesve të përhapin me lehtësi fjalën te miqtë dhe familjet e tyre. Dhe së fundi, butoni “Zemra” u lejon atyre të ruajnë ngjarjet e tyre të preferuara në skedën e preferencave, në mënyrë që t’i rivizitojnë ato në çdo kohë.

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Muzhaqi në OKB: Shqipëria promovon barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi kryeson delegacionin shqiptar në Konferencën CPD 57 mbi Popullsinë dhe Zhvillimin,…