Benet Beci: Privilegj të jem shërbëtori i parë i Shkodrës!

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u betua dhe mori zyrtarisht detyrën


Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u betua dhe mori zyrtarisht detyrën para anëtarëve të këshillit bashkiak.

Në fjalën e tij në ceremoninë e zhvilluar, Beci tha se, “kam kënaqësinë dhe privilegjin e madh të jem zgjedhur nga ju dhe njerëzit që ju përfaqësoni në këtë sallë si qytetar i parë i Shkodrës. Por, më besoni, që do të doja që në këto vite pune me ju të meritoja titullin punëtori dhe shërbëtori i parë i Shkodrës”.

“Rruga që do të bëjmë bashkë pa diskutim ka vështirësi, por tani është koha për t’u përqendruar tek puna, është koha për të nisur një ndryshim të madh, jo thjesht që Shkodra të kapë ritmin dhe kohën e humbur, por që t’i paraprijmë së ardhmes”, theksoi Beci.

Ne, vijoi Beci, duhet ta nisim punën të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo shkodrani, në zhvillimin e ekonomisë, në mbrojtjen e mjedisit, në promovimin e hapësirave, ideve dhe nismave.

“Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave. Vullneti ynë, bashkëpunimi me njëri-tjetrin, bashkëpunimi me qeverinë dhe donatorët, e veçanërisht besimi që na kanë dhënë qytetarët janë një garanci e fortë për suksesin tonë”, nënvizoi Beci.

Duke iu drejtuar këshilltarëve të këshillit bashkiak, Beci u shpreh se, “pavarësisht përkatësive tuaja (fatmirësisht ky këshill tashmë është përfaqësues i shumë grupimeve politike), tek ju unë shoh të zgjedhurit e kësaj bashkie, ku duhet dëgjuar fjala e të gjithëve e ku nuk ka ndasi, nuk ka qytetarë të dorës së dytë, nuk ka rëndësi sa metra a kilometra larg godinës së bashkisë banojnë, a janë familjet e vjetra me derën e madhe, apo të ardhurit që në Shkodër gjetën mundësinë më të mirë për fëmijët e tyre, a i përkasin një partie, a një grupimi”.

Beci vuri në dukje se, kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, derë e hapur për të gjithë.

“Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegjet. Ju, administrata e bashkisë dhe institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim. Ne që sot do ta nisim këtë ndryshim dhe nuk do të humbim asnjë çast. Për ne Shkodra është e para”.

Benet Beci arriti të fitojë besimin e qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 14 majit.

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.

Global 360

Lamtumirë qindarka, Trump heq monedhën e parë amerikane

Qindarkat kushtojnë më shumë se sa vlejnë dhe ekspertët kanë bërë thirrje për eliminimin e tyre prej vitesh.

Diplovista

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Shqipëria e vendosur të forcojë asetet e FA në shërbim të NATO-s

Qeveria shqiptare është e vendosur të forcojë asetet e Forcave të Armatosura në shërbim të NATO-s.