Rama: Auto Moto Parku do t’i japë fuqi të re punësimit në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e Auto Moto Parkut në Elbasan.


Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e Auto Moto Parkut në Elbasan.

Rama shprehet se Auto Moto Parku bashkë me shëtitoren buzë Shkumbinit do t’i japin një fuqi të re ekonomisë, turizmit, sistemit të sigurisë rrugore, punësimit e sporteve, duke mundësuar gara dhe evente ndërkombëtare të përmasave rajonale e botërore po ashtu.

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² në qytetin e Elbasanit do të ndërtohet sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK.

Ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, njëherësh kandidat i PS-së në zgjedhjet e 14 majit, Gledian Llatja shprehet se ky është një nga projektet kryesore për zhvillimin e ekonomisë në Elbasan.

“Kemi dëgjuar shumë ta përbaltin. Ata që për hir të politikës ë vjetër janë të gatshëm të pengojnë zhvillimin e qytetit dhe prioriteteve tona kryesore, zhvillimore të ekonomisë në Elbasan. Ata kanë qenë dhe janë gati gati të pengojnë çdo zhvillim të qytetit. Ne do ecim përpara, Elbasani nuk ndalet në punën e tij të zhvillimit”, thekson Llatja në videon e publikuar nga Rama në facebook.

Llatja nënvizon se Auto Moto Parku nuk është thjesht një projekt për automotivin por edhe një pol i qëndrueshëm ekonomik, bashkë me një shëtitoren ku të gjithë qytetarët e Elbasanit mund ta përdorin buzë lumit Shkumbin.

Ai shton se Auto Moto Parku do të sjell zhvillim në ekonomi, punësime dhe biznese të reja të cilat janë mëse të nevojshme dhe të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Elbasanit.

“Ne nuk ndalemi, ne vazhdojmë punën, të tjerët të vazhdojnë llafet. Në 14 maj Elbasani i thotë “PO” Auto Moto Parkut, i thotë “PO” shëtitores buzë lumit Shkumbin, i thotë “PO” zhvillimit të tij dhe të ardhmes së qëndrueshme ekonomike”, shprehet Llatja.

Auto Moto Parku do jetë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeun RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodromin dhe Kartodromin e parë të homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademinë e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti që financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi).

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.