Bashkim Muhedini, portieri legjendë i Partizanit dhe trajneri i “24 Majit” të Përmetit

Portieri shtatlarte i Partizanit lindi me 16 prill 1948 ne Koblare te Frasherit, Permet


Nga Saimir Z. Kadiu

Legjenda e portes se Partizanit dhe ekipit perfaqesues, Bashkim Muhedini, do te mbushte me 16 prill, 75 vjec. U nda nga jeta, me 7 tetor 2022, ne SHBA.

Portieri shtatlarte (1.86 m) i Partizanit lindi me 16 prill 1948 ne Koblare te Frasherit, Permet (ne te njejtin fshat ku u rrit skulptori me i madh shqiptar Odhise Paskali).

Ylli i ardhshem i portes shqiptare premtonte te behej basketbollist.

Traineri i famshem Vangjel Koja kishte pikasur talentin dhe shtatlartesine e tij ne shkollen tetevjecare “11 Janari” ne Tirane.

Por Petrit Dume, ushtaraku i larte i kohes dhe “padrino” i Partizanit, e dergon ne Shkollen Skenderbeg duke vulosur edhe fatin e tij sportiv.

Ka luajtur me Partizanin gjate viteve 1969-1976 dhe me ekipin perfaqesues 7 ndeshje (1971-1973).
Me ekipin perfaqesues ka debutuar me 12 qershor 1971 ne Karlsruhe kunder RFGJ (0-2).

Ndeshjen e fundit (# 7) e ka luajtur ne Tirane, me 8 nentor 1973, ne nje ndeshje miqesore kunder Kines (1-1)

Me Partizanin ka fituar Kupen Ballkanike (1970), nje titull kampion (1971) dhe dy Kupa Republike (1970 dhe 1973).

Per arsye politike (ishte dhendrri i Beqir Ballukut) u detyrua te largohej brutalisht nga futbolli ne moshen 28-vjecare dhe emerohet mesues fiskulture ne fshatin Zall Bastar ne Tirane.

Me vone ai drejtoi si trajner edhe ekipin e Permetit, kur skuadra e “24 Majit”, sic edhe quhej para viteve 1990, u ngjit per here te pare ne Kategorine e Pare (Sot, Kategoria Superiore) ne sezonin 1980-1981.

Pas viteve 90′ emigroi ne SHBA ku jetonte ne New York.

Kam nje kujtim te paharruar me Myhedinin. Kemi pare bashke ne TV (une asokohe vetem 8 vjec) finalen e Kupes se Kampioneve Ajaks -Panathinaikos me 2 qershor 1971.

“Rikthim, polifonia labe” në COD, kujtohet muzikanti i Pavarësisë, Bilbil Vlora

Etnomuzikologu, Prof.Dr. Vasil Tole: Mjeshtri Bilbil Vlora ishte talent i përmasave botërore

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Rikthim, polifonia labe” në COD, kujtohet muzikanti i Pavarësisë, Bilbil Vlora

Etnomuzikologu, Prof.Dr. Vasil Tole: Mjeshtri Bilbil Vlora ishte talent i përmasave botërore