Romani “Lirija”, ëndrrat e shqiptarëve në kërkim të lirisë!

Historia e mijëra të rinjve shqiptarë, që pas një udhëtimi plot perpeci mbërrijnë në brigjet e Pulias


Nga ILIRJAN DAHRI

Historia e mijëra të rinjve shqiptarë, që pasi kanë marrë pjesë aktive në demonstratat e para të zhvilluara për rrëzimin e komunizmit, hipin në anijet që gjenden në portin e Durrësit dhe pas një udhëtimi plot perpeci të ndryshme, për të kërkuar lirinë aq shumë të dëshiruar, mbërrijnë në brigjet e Pulias, për t’u vendosur më vonë, në ishullin më të madh të Mesdheut, në atë të Siçilisë.

Mbërritja e refugjatëve shqiptarë përkon me vitin kur sipërmarrësi Libero Grassi, arrin që të kundërshtojë por dhe të vritet më pas, prej Cosa Nostra-s, duke u shndërruar në simbolin e luftës kundër Mafias, në simbolin e luftës për liri.

Pikërisht në Palermo, një vit më vonë më vonë do të ndodhin dhe vrasjet e bujshme të prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino. Siçilia nuk duron dot më dhe kërkon të ndalojë më në fund pushtetin e Mafias duke kërkuar në të njëjtën kohë, që të kujtohet për plazhet e bukura shkëmbore, për diellin, për Arkimedin dhe Sirakuzën e tij, për shkrimtarët e saj nobelistë nga Pirandello, Quasimodo, Verga, Vittorini apo Camilleri dhe për Leonardo Shashën, që kishte shkruar dhe guxuar i pari për fenomenin e Mafias në romanet e tij.

Në të njëjtën kohë është edhe Siçilia e kulturës, një vend i preferuar i shkrimtarëvë më të mirë botërorë, që e vizitonin për formimin e tyre nga Guy de Maupassant, Alexandre Dumas dhe Goethe.
Por është edhe Siçilia e gjineshtarve dhe e fiqve të detit, e vullkanit të Etnës por sidomos e arbëreshëve, të ngulur aty që në kohën e Skëndërbeut , që kanë ruajtur zakonet dhe gjuhën e tyre shqipe.

Për të arritur deri në Siçilinë e largët, një grup të rinjsh shqiptarë, që kanë marrë pjesë aktive në demonstratat e para të zhvilluara për rrëzimin e komunizmit, hipin në anijet që gjenden në portin e Durrësit, për të kërkuar lirinë aq shumë të dëshiruar. Një popull i tërë në një eksod me përmasa biblike. Pa ngrënë, pa pirë ujë, me lloj-lloj anijesh të ndryshkura, mes vuajtjesh dhe mundimesh nuk kanë harruar të marrin me vete dhe librat e shkrimtarit të madh Ismail Kadare i cili nëpërmjet librave do ti udhëheqë drejt Perëndimit, në udhëtimin e tyre dantesk.

Nisja e të rinjve mes peripecish të mëdha, qëndrimi i zgjatur në portin e Durrësit, nisja, ngazëllimi, ëndrrat e fshehura, bisedat mes tyre, lufta me organet e Sigurimit, me ushtarët dhe sampistat. Më në fund ndihen të lirë në detin e paanë duke mbërritur në tokën e premtuar ku italianët i presin si vëllezërit e tyre.

FRAGMENT NGA ROMANI “LIRIJA”

«Ca prej nesh, u hodhën të parët nga kuverta duke rënë pupthi në platformën e portit. Për një çast, tek rrinin ashtu këmbadoras, ngjanin si motakë që kërkonin të zinin këmbët. Ngritën trupin vertikalisht,qëndruan derisa fituan pak siguri, ndërsa ushtarët tërë përkujdesje sprapseshin për mos t’i penguar. Hodhën hapat e parë me delikatesë dhe qeshën fëmijërisht. Ishin hapat e parë të lirisë»

ILIRIAN DAHRI

• Diplomuar në Universitetin e Torinos me titullin Dottore Magistris.
• Përfunduar Akademinë Diplomatike. Ministria e Punëve të Jashtme.
• Gazetar i shtypit shqiptar dhe atij italian ku ka botuar poezi, tregime, kritikë letrare.
• Përgjegjës i Administratë/Financës pranë Q.K.SH.S. Ministria e Kulturës.
• Anëtar i Bordit Botues të Q.K.SH.S. Ministria e Kulturës.
• Diplomat i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Vatikan.
• Shef i zyrës konsullore dhe kulturore pranë Selisë së Shenjtë. Vatikan.
• Zv/drejtor. Bashkia Tiranë.
• Këshilltar i Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

Lexo më shumë nga

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…