Krifca: Verërat “Made in Albania” në Panairin “Vinitaly 2023” në Verona

Në stendën e Shqipërisë 20 prodhuesit më të mirë të verës, ekspozojnë verërat “Made in Albania”


Shqipëria merr pjesë në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023” në Verona, Itali.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e cila theksoi se “mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën “Wine vision by Open Balkan”, do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare”.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit, organizon për herë të parë pjesëmarrjen e 20 prodhuesve të verërave shqiptare në panairin më të madh të verës në Evropë – Vinitaly në Verona.
Së bashku me këta prodhues prezantuam mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare në stendën “Wine vision by Open Balkan”, ku të treja vendet tona janë të ftuara të nderit në ditën e çeljes së dyerve të këtij panairi.
Bashkë për Bujqësinë
Bashkë për Shqipërinë”, shkrua Krifca.

Sot do të jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900…

Posted by Frida Krifca on Saturday, April 1, 2023

“Në këtë ekspozitë Shqipëria do të përfaqësohet me 75 etiketa të verës shqiptare dhe 20 prodhues”, tha Krifca.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, mjeshtrave të qilarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinave më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.

?Verona, Open Balkan Wine Vision

?Verona, Open Balkan Wine Vision – VinItaly është panairi më i madh i verës në Europë, ku prodhuesit shqiptarë të verës prezantohen për herë të parë, në stendën e Open Balkan dhe të treja vendet janë të ftuara të nderit në ditën e çeljes së dyerve???

Posted by Frida Krifca on Sunday, April 2, 2023

Në stendën e Shqipërisë 20 prodhuesit më të mirë të verës, ekspozojnë verërat “Made in Albania” me etiketa tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku ekportojnë prej vitesh. Ata prezantohen në këtë event të rëndësishëm, me synimin për vendosjen e bashkëpunimeve të mundshme për hapjen e tregjeve të reja të eksportit të verës “Made in Albania”.

Me prodhuesit tanë ekselentë të ? përfaqësohemi me dinjitet në Vinitaly, Verona.

Posted by Frida Krifca on Sunday, April 2, 2023

Vreshtaria dhe verëtaria mbeten në fokus të qeverisë shqiptare për të nxitur zhvillimin e sektorit. Nëpërmjet programeve të mbështetjes nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, kantinat vendase kanë përfituar financim për rikonstruksion dhe ngritje ambientesh për, linja dhe makineri për paketimin dhe standardizimin, investime të cilat kanë shërbyer në përmirësimin e cilësisë së verës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit, organizon për herë të parë…

Posted by Frida Krifca on Sunday, April 2, 2023

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Global 360

Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë pas vrasjes së dy grave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend, pas vrasjes së…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…