Dom Nikollë Gazulli, kleriku poliglot që u vra pa gjyq

Aleksandër Xhuvani e ka quajtur Gazullin si “Babai i toponimisë shqiptare”


Kleriku, gjuhëtari, leksikografi, intelektualin, Dom Nikollë Gazulli (15 qershor 1894 – 22 mars 1946), u lind në Dajç të Zadrimës.

Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Seminarin Papnor në Shkodër. Studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë.

Zotëronte gjermanishten, italishten, latinisht, greqishten e vjetër, frëngjishten dhe sllavishten.

Pas studimeve u kthye në Shqipëri. Për shkak të kryengritjes antizogiste të Dukagjinit më 1926, ku mbeti i vrarë vëllai i tij,

Nikollë Gazulli u burgos për 4 vjet në Gjirokastër. Falë ndërhyrjes së At Gjergj Fishtës, Norbert Jokl-it dhe Asdrenit, Nikollë Gazulli u lira në vitin 1930 dhe u vendos si famullitar në Shkrel.

Gjithashtu ka sherbyer si famullitar në Bogë, Zagorë, Kastrat, Koplik.

Duke shëtbyer si famullitar në shumë vende, Dom Nikollë Gazulli mblodhi mijëra fjalë të vjetra, shprehje frazeologjike, materiale onomastike e toponimike, gojëdhëna, legjenda, të cilat u botuan ne
dy vepra: “Fjalorth i ri” (fjalë të rralla të perdoruna në Veri të Shqipërisë) e perfshirë në serinë
“Visaret e Kombit”, si dhe “Fjalor Onomastik” që u botua në disa numra të revistës “Hylli i Dritës” me pseudonimin “Gelasius”.

Ka patur korrespondencë aktive me albanologun e shquar Norbert Jokl.

Aleksandër Xhuvani e ka quajtur Gazullin si “Babai i toponimisë shqiptare” ndërsa At Zef Pllumi e
kujtonte si “ekspertin më të rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë libraria Franceskane”.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Dom Nikollë Gazulli u fsheh për një vit në një shpellë për t’i
shpetuar përndjekjes.

U zbulua nga forcat e ndjekjes dhe u vra pa gjyq më 23 mars 1946 në Vrith te Malësisë së Madhe

Puna e tij shkencore, me pak përjashtime, nuk u citua gjatë regjimit komunist.

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…

Global 360

“Axhenda për gratë, paqen dhe sigurinë”, Osmani vizitë pune në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikë

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku…