Një vit rezistencë heroike e Ukrainës!

Ekspert i Sigurisë Kombëtare, Rajonit & NATO-s. Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë


Nga Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, kam ndjekur me interes të shtuar 365 ditë/netë luftime në fushëbetejën “me/për Ukrainën”.

Në vijim po paraqes një përmbledhje të mësimeve strategjike, nga 1 vit i përballjes stoike të Ukrainës,  si dhe vendosmërisë së Aleancës Transatlantike (SHBA/ NATO/ BE) në fushëbetejën me të keqen e përbashkët, Rusinë – Putiniste:

Si sot një vit mē parë, në 24 Shkurt 2022, regjimi Putinit ju rikthye përqasjes neo-naziste të ndryshimit të kufijve shtetërore, status-quo-së dhe hartës gjeopolitike nëpërmjet agresionit ushtarak.

Para një viti, Rusia-Putiniste e nisi agresionin, jo vetëm me konceptet, armatimet dhe mendjet e ndryshkura, por edhe me ambicie dhe objektiva perandorake (nënkupto paranojake). Por, mbas një viti luftimesh rezulton e rraskapitur, edhe më e izoluar dhe më e diskredituar.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov dhe Gjeneral ® Piro Ahmetaj, gjatë një pritje në Ambasadën e Ukrainës.

Pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara muajin e fundit për të rimarrë inisiativën strategjike si dhe restauruar moralin e rrënuar, në fakt, në përballjen me Ukrainën gjatë vitit 2022 Rusia humbi: rreth 40% të territoreve të pushtuara (Mëmës-Rusi); 120 mijë të vrarë, mbi 3 Trilion €, ose 2 herë më shumë se Prodhimi i Përgjithshëm Neto i Rusisë për 2022-in (1.7 trilion €); moralin e ushtrisë dhe kohezionin e kombit Rus; epërsinë, si dhe iniciativën strategjike”!

Përgjatë një viti luftimesh, u vërtetua se agresioni ushtarak i Rusisë-Putiniste, nuk ishte vetëm kundër sovranitetit të Ukrainës, por edhe:  “kërcenim serioz ndaj rendit global të sigurisë, kufijve të demokracisë, vleraveperëndimore  sidhendajinteresavetëAleancës Euro-Atlantike (USA/NATO/BE)”.

Pormbasnjëvitiluftimesh të përgjakshme, mundtë them me bindje se Rusia-Putiniste i humbi me turp betejat për të testuar kohezionin mes 30 vendeve të NATO-s, edhe duke kërcënuar “si shtet terrorist” me gazin si arë gjeopolitike apo me përdorimin e armëve bërthamore. Në të kundërt, gjatë 2022-it, mbi 50 miliard € armatim dhe pajisje ushtarake moderne, etj., janë prova që tregojnë për kohezionin e përforcuar dhe vendosmërinë e Alancës Transatlantike në mbështetje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

 

Po ashtu, mbas një viti lufte, Rusia gjendet edhe më e izoluar nga bota e qytetëruar: “vetëm 4 shtete terroriste e njohën këtë aventurë neo-naziste”; për shkak të kësaj lufte rrezikon seriozisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/ OKB, si dhe besoj jo shumë vonë, Putini, Zullumqarët dhe Gjeneralët e Tij do të përgjigjen për krime kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare.

Përgjatë 1 viti lufte, Putinit refuzonin t’i jepnin dorën edhe autokratët e Azisë Juglindore, ndërsa si aleatë të Rusisë kanë mbetur vetëm regjimet terroriste, si: Irani, Korea e Veriut dhe Junta e Malit.

Jo vetëm përgjatë këtij viti, Rusia keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte, duke frymëzuar grupet kriminale, agjendën e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar, si dhe ekstremistët e tipit Dodik në Ballkan, apo duke ricikluar oshilacionet e Beogradit zyrtar për të kërcënuar me agresion ushtarak sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj prezencës së NATO-KFOR?!

Thënë sa më sipër, një vit luftime me “superfuqinë e kapur nga paranojat e ambicieve staliniste”, treguan se krahas përballjes sublime të Ukrainës, fati i luftës mbetet i ndërlidhur nga mbështetja e Perëndimit. Prandaj, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe pothuaj të gjitha vendet e NATO-s kanë konfirmuar dërgimin e tankeve (Abrams, Challenger dhe Leopard) të gjeneratës së fundit, të cilët do të vendosin fatin e luftës në tokë.

Në terma financiare, paketa e mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi, USA, Britania e Madhe, Norvegji, Gjermani dhe vendet e NATO-s (sisteme Patriot, Dronë, Tanke, etj) e konfirmuar për vitin 2023 arrin mbi 100 miliard €.

Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së Kreut të Shtëpisë së Bardhë në Kiev

 

Ndërsa, Samiti historik i BE-së në Kiev (3 Shkurt) dhe vetëm dy ditë më parë (22/02), vizita si “suprizë – strategjike” e Presidentit të SHBA, Joe Biden, demonstrojnë vendosmërinë e palëkundur të Perëndimit për ta mbështetur pa kompromis Ukrainën deri në fitoren përfundimtare ndaj së keqes së përbashkët, Rusisë-Putiniste.

Në përmbyllje, për titull të këtij opinioni, kam përzgjedhur të citoj ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair: “Falë rezistencës stoike të Ukrainës dhe vendosmërisē së Perëndimit”, Rusia – Putiniste do ta humbasë luftën, si dhe do të gjunjëzohet nē përballjen fuqinë ushtarake, kohezionin e përforcuar dhe interesat gjeopolitike të Aleancës Euroatlantike (SHBA-NATO-BE)!

Me këtë rast, nuk kemi pse të mos e përshëndesim, rolin aktiv të Republikës së Shqipërisë, si rrjedhojë e përfaqësimit krah SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB; për mbështetjen e pakushtëzuar të vendimarrjeve në NATO dhe kontributeve më shumë se modeste që RSh vijon t’i japë Ukrainës martire.

Në shtesë, do këshilloja faktorët politikë dhe aktorët shtetërorë të Tiranës që:

“Humbja e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskretitimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan, që e pret Rusinë, është një rrethanë e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat Kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj“!

Shënim: Autori i kësaj analize, Gjeneral ®Piro Ahmetaj është:

Ekpsert për Sigurinë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n;
Zv/President i Këshillit të Atlantikut;
Anëtar i Bordit “Istrael House”;
Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
Zv/Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor