Erdogan: Nuk ka anëtarësim në NATO për Suedinë!

Deklarata e vjen pas protestës së mbajtur në Stokholm, ku u dogj edhe një kopje e Kuranit, librit të shenjtë të islamit


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Deklarata e tij vjen pas protestës së mbajtur në Stokholm në fundjavë, ku u dogj edhe një kopje e Kuranit, librit të shenjtë të islamit.

Presidenti Erdogan dënoi djegien e Kuranit në Suedi duke theksuar se asnjë individ nuk e ka lirinë të ofendojë besimin e myslimanëve ose feve të tjera.

“Djegia e Kuranit në Suedi ofendon të gjithë ata që respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve, veçanërisht myslimanët”, deklaroi Erdogan.

Sipas tij ata që lejojnë akte të tilla të turpshme përpara ambasadës turke në Stokholm nuk mund të presin lajme të mira nga Ankaraja për anëtarësimin në NATO.

“Nëse Suedia nuk do të tregojë respekt për Turqinë apo myslimanët, atëherë ata nuk do të shohin asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, tha ai.

“Ata që lejojnë një blasfemi të tillë para ambasadës sonë në Stokholm nuk mund të presin më mbështetjen tonë për anëtarësimin e tyre në NATO”, tha sot Erdogan.

Ankaraja ka qenë nën presion në rritje nga zyrtarët suedezë dhe finlandezë, si dhe nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, për të miratuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës që kur të tre vendet nënshkruan një memorandum trepalësh gjatë një samiti të NATO-s në Madrid qershorin e kaluar.

Dy vendet nordike ranë dakord të trajtojnë shqetësimet e sigurisë të ngritura nga Turqia, përkatësisht praninë e organizatave kurde në Suedi që Ankaraja pretendon se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Turqia, BE-ja dhe Uashingtoni e kanë cilësuar si grup terrorist.

Ibrahimaj, me vajzat gratë dhe gratë sipërmarrëse: Më shumë lehtësi dhe mbështetje startapeve

Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ibrahimaj, me vajzat gratë dhe gratë sipërmarrëse: Më shumë lehtësi dhe mbështetje startapeve

Strategjia e Zhvillimit të Sipërmarrjes Inovative 2024-2030 ishte në qendër të diskutimit mes Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën…