Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Kamberi: Faleminderit Veliaj për ndihmën ndaj Preshevës

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar edhe një takim me deputetin Shaip Kamberi


Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar edhe një takim me deputetin Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar faktin se Kamberi është sot një zë i fuqishëm i komunitetit shqiptar në Serbi.

“Si qytetari më i ri Luginës së Preshevës, qytetar nderi i komunës së Preshevës u desh dhe unë të takoj deputetin tim, përfaqësuesin tim, të vetmin deputet shqiptar që kemi në Parlamentin e Serbisë dhe vërtet jam mirënjohës për kontributin tuaj. Edhe pse jeni i vetmi zë, keni folur ndoshta më shumë sesa shumë nga ata që patriotizmin dhe betejat i bëjnë në “Facebook” dhe në kafene dhe jo aty ku duhet, ku është institucioni dhe ku ne duhet të jemi më të bashkuar.

Nëse ne bashkëpunojmë, nëse ne unifikohemi, ne mund të kemi 2-3 deputetë. Megjithatë ç’ka ndodhur ka ndodhur. Është koha që të shohim përpara dhe ajo që më ka mësuar edhe puna në Tiranë, mund të ketë shumë situata që të japin një brengë, ose pengohemi për të ecur përpara dhe jo nga forca të huaja, por pengohemi nga brenda vetes, sigurisht që kjo më ligështon, por asnjëherë s’e humb kurajon për të vijuar më tej,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se forcimi i këtij bashkëpunimi edhe përmes Unionit të Bashkive e Komunave Shqiptare të Rajonit, do të ishte një shembull inkurajues në të gjitha nivelet e qeverisjes.

“Besoj fort që vetëm nëse forcojmë e inkurajojmë njëri-tjetrin, i japim fuqi dhe zë njëri-tjetrit, vetëm ashtu mund të ecim përpara. Mezi pres që këtë shembull të bashkimit dhe bashkëpunimit që kemi ta ndjekim të gjithë dhe besoj që në nivelin e autoriteteve vendore, me Unionin që ne kemi të bashkive dhe komunave do vazhdojmë ta inkurajojmë dhe injektojmë këtë frymë të bashkëpunimit.

Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, siç kemi parë në Tiranë, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Brenda një dekade kemi transformuar një qytet nga një qytet që mezi zgjohej nga diktatura komuniste, në një nga qytetet sot më progresiste në rajon. Do të thotë që nuk jemi gjenetikisht të pafavorizuar, është vetëm çështje mentaliteti dhe vendimi për të punuar, për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara dhe jo me kokën mbrapa,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Deputeti Shaip Kamberi u shpreh optimist se një bashkëpunim më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Tiranës zyrtare do i shërbente unifikimit dhe faktorizimit të mëtejshëm të shqiptarëve në rajon.

“Për ne ishte kënaqësi që kryetarin e Bashkisë së Tiranës ta presim këtu në Bujanovc, të takohemi, të shkëmbejmë mendime, idetë, por njëkohësisht ta njoftojmë për pozitën e përgjithshme politike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke iniciuar edhe një bashkëpunim sa më intensiv mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Tiranës zyrtare, sidomos mes bashkive konkretisht.

Unë dua të falënderoj me këtë rast kryetarin Veliaj, që i pari nga gjithë kryetarët e bashkive shqiptare i ka ardhur në ndihmë Preshevës dhe këtij rajoni në momentet e vështira të vërshimeve. Unë po shpresoj që bashkëpunimi ynë duhet të jetë edhe më intensiv në të mirën e komunitetit shqiptar, por në të mirën e ruajtjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes Luginës së Preshevës dhe shtetit amë, Shqipërisë,” deklaroi Kamberi.

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

23 Prilli, Dita Botërore e Librit

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale ka kuptim simbolik për letërsinë botërore.