Mediat amerikane: Shefi i CIA, bisedime sekrete me Zelenskyn në Kiev

Drejtori i CIA, William Burns, ka udhëtuar javën e kaluar në Ukrainë për të zhvilluar bisedime sekrete me presidentin Zelensky.


Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar javën e kaluar në Ukrainë për të zhvilluar bisedime sekrete me presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

As zyra e Zelenskyt, dhe as zyrtarë të Qeverisë ukrainase, nuk i kanë komentuar publikisht raportimet për udhëtimin e Burns-it.

Të përditshmet amerikane, The Washington Post dhe New York Times, kanë thënë më 19 janar se udhëtimi është bërë në mënyrë që Burns të informojë zyrtarët ukrainas për synimet e ushtrisë ruse në muajt e ardhshëm.

Komandantët ushtarakë ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re.

Vetë Ukraina besohet se është duke krijuar terren për kundërofensivën e saj.

Të dyja palët janë aktualisht të përfshira në luftime të ashpra për të fituar kontrollin e qytezave ukrainase në lindje, përfshirë Bahmutin dhe Soledarin.

“Drejtori Burns ka udhëtuar në Kiev, ku është takuar me homologë ukrainas të inteligjencës, si dhe me presidentin Zelensky për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtje, kundër agresionit rus”, ka raportuar Post, duke u bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar.

Burnsit i janë dhënë merita të veçanta për ofrimin e informacioneve shumë të rëndësishme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shefi i CIA-s, është ndër zyrtarët e shumtë amerikanë që kanë udhëtuar në Kiev.

Më herët gjatë kësaj jave, në kryeqytetin ukrainas kanë qenë: Wendy Sherman, zëvendëssekretare amerikane e Shtetit, Colin Kahl nënsekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Jon Finer, zyrtar i lartë për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Po këtë javë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhny është takuar me homologun e tij amerikan, gjeneralin Mark Miller në Poloni, për të diskutuar më shumë hollësi rreth luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Fjala është e para!

Na pëlqejnë fjalët e mençura dhe i marrim me vete! Ndaj fjala mbetet e para dhe e fundit si ajri…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara

Në takimin me pedagogët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për rëndësinë…