Hui Ka Yan, miliarderi kinez humbi 39 miliardë dollarë në pesë vjet

Në vitin 2017 pasuria e tij arriti pikën më të lartë, 42 miliardë dollarë. Sot ai ka vetëm 3 miliardë USD


Vitet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për pasanikët më të mëdhenj të Kinës, sidomos për ata që e kanë ndërtuar këtë pasuri përmes tregut të pronave të paluajtshme, dikur tepër fitimprurës.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të revistës “Bloomberg”, pasuria neto e Hui Ka Yan, kryetarit të bordit drejtues të kompanisë së pasurive të paluajtshme “China Evergrande”, është pakësuar me 93%. Dikur ai ishte njeriu i dytë më i pasur në Azi; në vitin 2017 pasuria e tij arriti pikën më të lartë, 42 miliardë dollarë. Ndërsa sot, sipas “Bloomberg”, ai ka vetëm 3 miliardë.

“Evergrande” është kompania kineze me më shumë borxhe të pashlyera, rreth 300 miliardë dollarë dhe ka qenë epiqendra e problemeve të Kinës me tregun e pasurive të paluajtshme që prej vitit 2021. Hui, i njohur edhe si Xu Jiayin në gjuhën kineze, përdori pasurinë personale për të ndihmuar kompaninë e tij të tejkalonte problemet, duke shitur shtëpitë dhe avionët privatë.

Por kjo nuk mjaftoi, dhe në dhjetor 2021, “Evergrande” nuk shleu këstin e kredisë që kishte marrë në dollarë, pavarësisht përpjekjeve për të mbledhur para nga investitorë të ndryshëm. Vitin e kaluar, kompania nuk arriti as të dorëzonte planin e ristrukturimit të borxhit, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje për të ardhmen e saj.

“Evergrande” është një kompani gjigante, ka rreth 200 mijë punonjës, ka arkëtuar më shumë se 110 miliardë dollarë nga shitjet në vitin 2020 dhe ka në pronësi më shumë se 1300 prona në 280 qytete.

Prej kohësh, analistët kanë ngritur shqetësime se falimentimi i saj do të nisë një efekt domino në tregun kinez të pasurive të paluajtshme, duke dëmtuar pronarët e banesave dhe sistemin financiar në përgjithësi. Tregu i pasurive të paluajtshme dhe industritë që lidhen me të përbëjnë 30% të Prodhimit të Brendshëm Brudo të Kinës.

Hui nuk është i vetmi që ka humbur një pasuri kaq të madhe kohët e fundit. Muajin e kaluar, “Bloomberg” raportoi se Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter, u bë njeriu i parë që humbi 200 miliardë dollarë pasuri, kryesisht pas rënies me 65% në vlerë të aksioneve të Tesla-s në vitin 2022.

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më…

Global 360

Izraeli kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit pas sulmit të Iranit

Izraeli ka kërkuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mbajë një mbledhje urgjente sot për të dënuar sulmin e…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më…

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më…