New York, Olta Xhaçka takohet me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Hassan Shoukry

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në New York, pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Rama, në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Në ditën e parë të qëndrimit në New York, Ministrja Xhaçka, zhvilloi një takim me homologun e saj egjiptian, Sameh Hassan Shoukry.

Ministrja Xhaçka falënderoi homologun e saj për mbështetjen e Egjiptit në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

“?Në New York ??, për javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB ??, ku pata një takim mjaft pozitiv me Ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Hassan Shoukry.
Vlerësova bashkëpunimin shumë të mirë mes Shqipërisë dhe Egjiptit në organizata ndërkombëtare. Jam e bindur se gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, i cili nis në 1 janar 2022, ne do të ndërtojmë mbi këto baza solide dhe lidhjet historike mes dy vendeve, për të forcuar dhe zhvilluar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. ?????”, shkruan Xhaçka.

Të dy ministrat vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ndanë mendimin se ekzistojnë mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të tyre, kryesisht në aspektin ekonomik.

Në këtë kuadër, ata theksuan rëndësinë e mbajtjes të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, si një forum i rëndësishëm për diskutimin dhe eksplorimin e mundësive për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

?Në New York ??, për javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB ??, ku pata një…

Posted by Olta Xhacka on Monday, September 20, 2021

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…