Vengu: Piramidë e konsoliduar drejtuesish në Forcat e Armatosura

Forcave të Armatosura u shtohen edhe gjashtë ushtarakë me grada të larta.


Forcave të Armatosura u shtohen edhe gjashtë ushtarakë me grada të larta.

Me dekret të presidentit të Republikës, njëherësh komandant i Përgjithshëm i FA dhe propozim të ministrit të Mbrojtjes, gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe Petrit Çuni tashmë do të mbajnë gradën gjeneralmajor.

Kundëradmiral Adnand Agastra do të mbajë gradën nënadmiral, ndërsa kolonelët Ardian Lilo, Vehbije Kuti e Hamdi Doda do të mbajnë gradën madhore gjeneral brigade.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu vlerësoi kontributet e gjithsecilit prej ushtarakëve dhe theksoi nevojën që kanë FA për investime në kapacitete njerëzore, përballë sfidave të kohës.

Sipas ministrit Vengu, “Shqipëria ka gjithmonë nevojë për gjeneralë, sepse Forcat e Armatosura thirren gjithmonë e më shumë në misione të posaçme dhe për pasojë, qoftë në komponentin ushtarak, qoftë në komponentin civil duhet të jemi në lartësinë e misioneve dhe, ku ka më mirë se sa ushtarakë me eksperiencë e profesionalizëm që të përballen me koto sfida”.

“Kemi një piramidë të konsoliduar drejtuesish në Forcat e Armatosura”, – tha më tej ministri Vengu, duke falënderuar presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për këtë iniciativë.

“Në kushtet kur mbi njëmijë vetë në vit synojnë të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, besoj se nuk ka sinjal më të mirë që tregon pritshmërinë edhe të popullit tonë, të gjithë shqiptarëve, që e shohin këtë jo si një profesion dytësor, por edhe si një karrierë që mund të kontribuojnë, ku mund të kenë edhe të gjitha benefitet”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, sipas të cilit objektiv është rritja e numrit të forcave aktive.

“Unë besoj se zgjerimi i terrenit të misioneve të FA nga pikëpamja e industrisë ushtarake do të na japë mundësinë që t’i promovojmë këto kapacitete dhe t’i shfrytëzojmë në këndvështrimin e gërshetimit midis forcave dhe industrisë”, nënvizoi ministri Vengu.

Kjo, sipas tij, “do të jetë kryefjala, në mënyrë që ta transformojë këtë besim të taksapaguesve shqiptarë, në detyrim në kuadër të përgjegjësive që kemi në kuadër të Aleancës dhe në përballje me kërcënimet e gjithanshme që kemi në mënyrë që rritja e buxheteve të mbrojtjes të transformohet në një oportunitet ekonomik për vendin, për të gjithë shqiptarët”.

Pjesë e ceremonisë së gradimit të drejtuesve të lartë ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji si dhe familjarë të gjeneralëve të rinj.

Burimi ATSH

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.