Kumbaro në samitin ministror në Berlin: Shqipëria po tërheq markat e akomodimit të nivelit të lartë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në samitin ministror “Enhancing Investment, Ensuring Peace: Harnessing Growth, Shaping the Future”, i Organizatës Botërore të Turizmit në Berlin, Gjermani.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mori pjesë sot në samitin ministror “Enhancing Investment, Ensuring Peace: Harnessing Growth, Shaping the Future”, i Organizatës Botërore të Turizmit në Berlin, Gjermani.

Në këtë samit ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm të UN Tourism, Zurab Pololikashvili dhe CEO i Messe Berlin, Mario Tobias.

Në diskutimin e saj, ministrja Kumbaro foli për angazhimin e Shqipërisë për t’u zhvilluar si një destinacion i qëndrueshëm, por nga ana tjetër si një destinacion me rritje të flukseve ndërkombëtare, pasi po vizitohet në të 12 muajt e vitit.

“Sollëm diellin në Berlin! Shqipëria është Vendi i Nderit jo si një gjigant i turizmit, por si një vend që i ka treguar botës një model domethënës: Një surprizë e bukur në skenën globale të turizmit, si një simbol që, ashtu si njerëzit mund të rishpikin veten, edhe vendet mund ta bëjnë këtë – duke kapërcyer momente të vështira historike dhe duke dalë, përmes fuqisë së turizmit, si një destinacion botëror. Shqipëria është gjithashtu një shembull se si rritja nuk duhet të vijë nga turizmi masiv. Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin e renditi Shqipërinë si destinacionin më të shpejtë në Evropë për vizitorët ndërkombëtarë pas pandemisë, ndërkohë që ne mbetemi të angazhuar për një turizëm të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro theksoi se Shqipëria priti rreth 12 milionë turistë në vitin 2024, teksa theksoi edhe ambicien e Shqipërisë për të pasur në Tiranë “UN Academy” si një qendër formimi rajonal për të rinjtë.

Më tej, Kumbaro foli për politikëbërjen e Shqipërisë në turizëm që ka në fokus krijimin e përvojave të nivelit të lartë.

“Shqipëria po tërheq markat e akomodimit të nivelit të lartë përmes incentivave fiskale, duke nxitur investime, ndërkohë që ruan autenticitetin e saj. Përmes programeve të zhvillimit të agroturizmit, ne sigurojmë që vizitorët të përjetojnë mikpritjen e vërtetë shqiptare, duke ruajtur traditat nga presionet e turizmit masiv. Falë politikave nxitëse të qeverisë, vendi ynë tani ka 11 marka ndërkombëtare të hoteleve dhe një zinxhir prej më shumë se 40 hotelesh me katër dhe pesë yje të përfunduara ose në ndërtim”, tha Kumbaro, duke theksuar se Shqipëria synon të jetë një nga destinacionet kryesore të Evropës deri në vitin 2030.

“Shqipëria ëndërron fort për turizmin. Por siç na pëlqen të themi, mes ëndrrave dhe realitetit, është politika fuqia për t’i bërë ëndrrat realitet”, përfundoi ministrja Kumbaro fjalën e saj në hapje të Ministerialit të UN Tourism.

Më pas, Kumbaro pati një takim dypalësh me Julia Simpson, presidente e Këshillit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC) e cila vlerësoi arritjet e Shqipërisë duke u shndërruar në vendin me rikuperimin më të shpejtë pas pandemisë. WTTC në raportin e fundit vlerësoi se mbi 26% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë vjen nga turizmi.

Burimi ATSH

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat: Shqipëria e bukur

Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të…