3 marsi afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore

Deri tani janë regjistruar 51 subjekte zgjedhore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Të hënën e 3 marsit përfundon afati për paraqitjen e kërkesës për regjistrimin si koalicion zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu bëri thirrje sot partive politike që të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar, jo më vonë se 3 marsi.

“Partitë politike që dëshirojnë të marrin pjesë në Zgjedhjet për Kuvend 11 maj 2025 duhet të depozitojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si koalicion zgjedhor, jo më vonë se data 3 mars 2025”, shkruan Celibashi në rrjetet sociale.

Burime për Agjencinë Telegrafike Shqiptare nga KQZ, bëjnë të ditur se deri sot ora (13:00) nuk është depozituar asnjë kërkesë për koalicion zgjedhor.

Partia Demokratike, partia kryesore opozitare në vend, prej ditësh ka zhvilluar takime me aleatët, Partinë e Lirisë, Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Partinë Republikane si dhe Partinë Agrare Ambientaliste, për mbylljen e negociatave për një koalicion zgjedhor.

Një ditë më parë Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” njoftuan zyrtarisht koalicionin e tyre për në zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni do të quhet zyrtarisht “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtues i saj do të jetë Adriatik Lapaj.

Edhe Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj kanë zyrtarizuar marrëveshjen për t’u bashkuar në një koalicion zgjedhor, me lista të hapura.

Ndërkaq deri tani janë regjistruar 51 subjekte zgjedhore të regjistruara në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.

Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve.

Më 20 mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit.

Dhe më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…