Votimi nga jashtë, mbi 100 mijë regjistrime, 62 387 kërkesa të miratuara

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.


Numri i votuesve nga jashtë të regjistruar në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka arritur shifrën 100 825, ndërsa deri sot në orën 20:30 janë miratuar 62 387 kërkesa.

Të dhënat janë përditësuar në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas të dhënave në bazë të gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 61 168 (60,7%) kërkesa, ndërsa femrat janë 39 657 (39,3%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 28 545 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 27 484 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 19 049 dhe mbi 56 vjeç janë 15 388 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 10 359 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 36 438 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 36 398, e ndjekur nga Greqia me 27 028, Gjermania me 12 705, si dhe nga SHBA me 7 651.

Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 18 703, më pas bashkia e Fierit me 14 838, Korça me 11 065, Durrësi me 10 004 etj.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.