Filmi “The Ring”, Gonxhja: Shqipëria, rol të rëndësishëm në shpëtimin e hebrenjve

Filmi “The Ring”, vepër e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur izraelit Adir Miller u shfaq për herë të parë në Tiranë.


Filmi “The Ring”, vepër e regjisorit dhe aktorit të mirënjohur izraelit Adir Miller u shfaq për herë të parë në Tiranë.

Në shfaqjen e filmit ishte i pranishëm ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja me ftesë të Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Ky film u shfaq si një bashkëpunim me MEKI, vetëm pak ditë para 80-vjetorit të çlirimit të ish-kampit nazist të Aushvicit dhe në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit.

“Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në mikpritjen dhe Besën e dhënë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke hapur dyert e saj dhe duke u kthyer në një strehë mbrojtëse në momentet më të vështira për ta”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “në një botë ku historia herë harrohet e herë keqkuptohet, arti dhe filmat na ndihmojnë të reflektojmë për të kaluarën e përbashkët dhe të përcjellim kujtesën e mësimet përjetë ndër breza”.

“Iniciativa të tilla shërbejnë si ura lidhëse mes kulturave tona dhe forcojnë më tej miqësinë mes popujve tanë, duke promovuar traditat dhe vlerat tona njerëzore”, tha Gonxhja.

Filmi tregon një histori të vërtetë e të dhimbshme, nga një këndvështrim krejt i pazakontë rrëfimi, realist, prekës por dhe shumë aktual, që e bën unik krijimin e komedianit Adir Miller.

Regjisori Adir Miller, që luan rolin kryesor në film, është frymëzuar nga historia e nënës së tij, Marian Miller, një e mbijetuar e Holokaustit.

Filmi “The Ring” “Unaza” i xhiruar në Izrael dhe Hungari, rikrijon Europën e viteve 1940, duke ndërthurur me mjeshtëri narrativat personale dhe historike. Ndërsa shëndeti i nënës së tij përkeqësohet, protagonisti nis një udhëtim emocional në vendlindjen e saj në Budapest në kërkim të unazës që dikur i shpëtoi jetën. Filmi ka pasur premierën e tij më parë në Tel Aviv në Izrael, por gjatë këtij muaji në ditët e fundit pritet të shfaqet edhe në Nju Jork në SHBA.

Lexo më shumë nga

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…

Global 360

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi.

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shkrimtarët…

Shkrimtarët duhet ta kapërcejnë sa më parë harkun kulturor lokal, për ta bërë letërsinë e tyre emancipuese, universale

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Banka Shqiptare e Zhvillimit, Ibrahimaj konsultime me bankat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të institucioneve bankare,…