OSBE, trajnim për fuqizimin e oficerëve të Policisë në luftën kundër trafikimit të personave

Programi i trajnimit fuqizon pjesëmarrësit që të bëhen vetë trajnerë, duke mundësuar përcjelljen e ekspertizës tek institucionet ligjzbatuese.


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri njoftoi sot nisjen e një programi trajnimi kaskadë për oficerët e Policisë lidhur me hetimin e trafiqeve të paligjshme.

Trajnimi, i cili zhvillohet bashkë me Policinë e Shtetit, fokusohet në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të intervistuar viktimat e trafikimit.

Kjo nismë, e bazuar në trajnimin përmes mentorimit, ofron njohuri dhe teknika të specializuara për oficerët e Policisë që janë përgjegjës për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, duke i aftësuar ata për të kryer intervista delikate me viktimat.

Programi i trajnimit fuqizon pjesëmarrësit që të bëhen vetë trajnerë, duke mundësuar përcjelljen e ekspertizës tek institucionet ligjzbatuese.

Ky program është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Forcimi i kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese për bashkëpunimin ndërsektorial dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave”, që financohet nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia dhe Irlanda.

Lexo më shumë nga

Memorandum bashkëpunimi Shqipëri-Itali për shëndetin publik

Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Memorandum bashkëpunimi Shqipëri-Itali për shëndetin publik

Shqipëria dhe Italia hedhin një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik, përmes nënshkrimit të Memorandumit të…