Miratohen standardet për zonat dhe parcelat ku do të lejohet kultivimi i kanabisit mjekësor dhe industrial

Qeveria ka miratuar standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.


Qeveria ka miratuar standardet për zonat dhe parcelat e tokës, në të cilat do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Standardet për zonat dhe parcelat e tokës për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale janë: parcelat e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave: të mbrojtura e të zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, të shpallura si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave; të pyjeve, kullotave dhe livadheve; ushtarake; të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit.

Sipas vendimit të qeverisë parcelat e tokës duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km, në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, të miratuara sipas legjislacionit për bletarinë.

Po ashtu parcelat e tokës, duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 km në rrugë ajrore nga zonat ushtarake dhe pasuritë/pronat në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në bazë të vendimit të qeverisë, toka apo terrenet ku kultivohet kanabisi i mjekësor, duhet të plotësojnë standardet e parashikuara në udhëzuesit për praktikat e mira bujqësore e të grumbullimit të Agjencisë Evropiane të Barnave dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe në standardet e parashikuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

“Në rastet kur, për ushtrimin e aktivitetit parashikohet kryerja e ndërhyrjeve ndërtimore në parcelën e tokës, pjesë e njësisë së prodhimit, ndërtimi kryhet sipas përcaktimeve të legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit”, thuhet më tej në vendim.

Sipas vendimit në rastet, kur parcela e tokës përdoret për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore apo industriale, ajo duhet të jetë e pajisur me aktin e fitimit të pronësisë.

Standardet e parashikuara për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale siç janë: parcelat e tokës, që nuk mund të shtrihen brenda kufirit të zonave të përcaktuara si sistem urban në dokumentet e planifikimit vendor të territorit si dhe parcelat e tokës që duhet të jenë në largësi prej të paktën 3 (tre) km në rrugë ajrore nga parqet e bletëve, nuk aplikohen kur kultivimi kryhet në ambiente të mbyllura.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Synojmë një Shqipëri pa para cash brenda kësaj dekade

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare synon që deri në fund të kësaj dekade të eliminojë përdorimin e…