Zgjedhjet e 11 majit, Balla: Ndryshime në kod, afati për regjistrimin e kandidatëve të jetë 4 marsi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialsite për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur sot se do të shikohet mundësia e ndryshimit të afateve të regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, në mënyrë që KQZ të bëjë gati në kohë fletën e votimit.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i Partisë Socialsite për Diasporën, Taulant Balla bëri të ditur sot se do të shikohet mundësia e ndryshimit të afateve të regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, në mënyrë që KQZ të bëjë gati në kohë fletën e votimit.

I ftuar në një studio televizive, Balla theksoi se marrëdhënia e PS-së me diasporën ka qenë gjithmonë një marrëdhënie e fortë.

“PS është e vetmja parti politike që sa herë është diskutuar reforma zgjedhor i vemti kusht ishte vota e diasporës. Ne e mbajtëm fjalën për këtë. Kemi një gjë që duhet të zgjidhim sapo të nisë Kuvendi, ndryshimin e afateve për regjistrimin e kandidatëve për t’i mundësuar KQZ-së të bëhë gati fletën e votimit në kohë. Me kodin aktual është datat 21 mars si afat kur duhet të depozitohen kandidatët. Kjo dëmton afatin e dorëzimit të fletëve të votimit. E mira do të ishte që ky proces të mbyllej në 4 mars, kur mbyllet regjistrimi i votuesve jashtë vendit”, tha Balla.

Sipas tij, PS është e vetmja parti politike që ndër vite ka pasur në strukturat e saj drejtuese përfaqësues të diasporës.

“Diaspora është një gjyqtar i paanshëm dhe di të gjykojë progresin e dukshëm në Shqipëri vitet e fundit. Ne kemi barazuar vlerën e votës të qytetarët në Shqipëri me qytetarin jashtë”, tha Balla.

Burimi ATSH

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.