Ambasadorja e re e Austrisë viziton UBT-në: Programet mësimore dhe kërkimi shkencor sipas modelit BOKU

Ambasadorja e re e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Monica Zach, zhvilloi një vizitë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u prit nga rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku dhe stafi drejtues i UBT.


Ambasadorja e re e Republikës së Austrisë në Shqipëri, Monica Zach, zhvilloi një vizitë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u prit nga rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku dhe stafi drejtues i UBT.

Gjatë takimit, Zach u njoh konkretisht me projektin e filluar ndërmjet UBT dhe Universitetit BOKU, Vjenë, ku UBT ka filluar implementimin e reformës më të thellë të realizuar ndonjëherë në një universitet publik në vend, me synim ndryshimin total të arkitekturës aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor.

Dokumenti strategjik “UBT 2030” përfshin reformimin e aktivitetit të UBT, orientuar nga modeli BOKU nëpërmjet reformimit total të ofertës akademike për të ofruar programe studimi në nivelin ndërkombëtar në ciklet Bachelor, Master dhe Doktoratë në shkencat bujqësore, mjedisore dhe ato të jetës.

Në një njoftim për shtyp UBT bëri të ditur se, “kjo reformë përfshin reformimin e kërkimit shkencor, transferimin e njohurive dhe teknologjisë, digjitalizimin e procesit të mësimdhënies, mësimnxënies, kërkimit, transferimit të njohurive dhe teknologjisë si dhe menaxhimin e UBT sipas standardeve dhe modeleve më të mira ndërkombëtare”.

Reformimi synon zhvillimin e kapaciteteve humane dhe institucionale të internacionalizimit të veprimtarisë së UBT sipas modelit të BOKU dhe universiteteve homologe të vendeve të zhvilluara. Përveç kësaj, ky projekt përfshin edhe riorganizimin e thellë institucional të UBT, përkatësisht të strukturave përbërëse dhe funksionimit të tyre, kryesisht sipas përvojës së BOKU, për të modernizuar gjithë veprimtarinë e drejtimit dhe administrimit të institucionit.

Ambasadorja Zach shprehu gatishmërinë e vazhdueshme të ndihmës dhe mbështetjes së qeverisë austriake ndaj kësaj reforme, e cila konsiderohet si një ndër projektet më të rëndësishme që qeveria austriake po mbështet në Shqipëri.

(ATSH)

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…