Balluku takime bilaterale në COP29: Linjat e interkoneksionit mes Shqipërisë, RMV e Bullgarisë të përfundojnë sa më shpejt

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar dy takimeve bilaterale në Baku gjatë punimeve të COP29, ku është diskutuar një çështje madhore në interes të katër vendeve të Korridorit të 8.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar dy takimeve bilaterale në Baku gjatë punimeve të COP29, ku është diskutuar një çështje madhore në interes të katër vendeve të Korridorit të 8. Balluku thotë se projektet e nisura duhet të përfundojnë sa më shpejt, për t’u përshtatur me nevojat që ka tregu.

“Takime bilaterale me dy kolegët Sanja Bozinovska dhe Vladimir Malinov shërbyen për të diskutuar një çështje madhore që është në interes të të katër vendeve të Korridorit të 8. Linjat e interkoneksionit që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë. Në të dy takimet bilaterale ramë dakord se është momenti për të ecur sa më shpejt me këtë interkoneksion të rëndësishëm, i cili është pjesë e Korridorit të 8, ashtu siç janë hekurudhat dhe autostradat. Ndërkohë, projektet e nisura për ndërtimin e linjave të interkoneksionit duhet të përfundojnë sa më shpejt, duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve gjeneruese në të gjitha vendet e Korridorit të 8 dhe nevojat që ka tregu i këtyre vendeve për më shumë energji”, thotë Balluku në postimin në rrjetet sociale.

Dhjetëra liderë morën pjesë Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Ata diskutuan se si të frenohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e saj, të cilat përfshijnë përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda, ciklonet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit dhe thatësirat. Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.