“Kërkova pak dritë”

“Kërkova pak dritë / Dhurova pak dritë /
Jetova për me qenë dritë”


Nga Irsa Ruçi

Kërkova pak dritë
Dhe ndeza një shkrepëse
Aty ku ish’ errësirë;
Të lindja shpresën
Dhe flakën ta shquaja si motiv
Që buron prej shpirti,
Të çelja gëzimet
Pa i fahehur dhembjet
Tek qendronin stoikisht
Mbi kohën time.

Kërkova pak dritë
Të shihja veten në pasqyrë
Për t’i treguar se është kaq e bukur
Sa asnjë re
S’mund t’ja fshehë diellin
Zgjuar në kraharor,
Asnjë lot s’ja fshin dot
Imazhin që zemra i ka pikturuar
Përtej çdo kohe.

Kërkova pak dritë
Dhurova pak dritë
Jetova për me qenë dritë;
Lehtë pa zhurmë u largova
Me vete mora stuhitë
Dhe shigjetat të cilat i ndjeva
Goditje pa mëshirë,
Në trup,
Se asnjë s’ma preku at’shpirt
Që kohës i fali dritë!

Lexo më shumë nga

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Presidenti Begaj në Ohër: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të bashkuara drejt integrimit dhe projekteve për qytetarët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare njëditore në qytetin e Ohrit, me ftesë të Presidentes…