Shpend Topollaj, marathonomaku durrsak i letërsisë!

Botues aktiv dhe i palodhur. Mbi 70 libra mbajnë firmën e tij. Me energji të pashtershme!


Nga BUJAR QESJA
Mjeshtër i Madh

1 nëntori i vitit 2024, më solli në sofrën time, instituconi im i publiçistikës dhe mikpritjes durrsake, një emër të madh, një emër të rëndë të letërsisë, një prerje gati gati unikale në atë që kërkon dhe realizon Shpendi Topollaj.

Ky Shpend gjigand, është kthyer në shpend fluturues, ku ndalet në çdo kohë e në çdo çast në frymëzimet letraro artistike. Është padiskutim numuri një i letrave durrsake, që na ka veshur secilin me krenarinë e mburrjes dhe konkurimit me të tjerë jashtë Durrësit, madje edhe jashtë vendit.

-Erdha të të përshëndes miku im. Krahas kësaj, të të dhuroj edhe librin tim të fundit “Ç’do ishim pa letërsinë…”. Ke dhe një dedikim nga unë, sapo të kthesh kopertinën. Puna ditësh pres të botohet edhe libër tjetër. Nuk do të ndalem sa të kem frymë. Nesër jam në Tiranë, për të kujtuar mikun tim dhe tëndin, tiranasin e shkëlqyer Bedri Alimehmetin, me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Kështu e nisi bisedën Shpend Topollaj, duke shërndarë fjalë të mira për punën e miqve dhe shokëve të tjerë, që shkruajnë dhe bëjnë të dëgjuar krahas emrave të tyre edhe Durrësin dhe rrisin krenarinë për durrsakët.

Në dijeninë time Shpend Topollaj, mbetet në vendin e parë të angazhimit kolosal si krijues, botues, kritik dhe publiçist, duke mbuluar me nder të paimagjinueshëm punën dhe emrin e tij. Nuk dua të bëj jetshkrim; nuk dua të përmënd, se ka mbaruar dy shkolla të larta dhe është me profesionin krahas ushtarak por edhe jurist; nuk dua të nënvizoj të gjithë titujt e botimeve të tij; nuk dua të bëj kronologjinë e të gjitha studimeve dhe reçencave që mund të jenë me qindra; nuk dua…

Por çfarë dua? Të nënvizoj më të qenësishmen, më të rëndësishmen, energjinë e këtij burrë të madh të letrave, të këtij hijerëndi të lapsit, gjithnjë të gatshëm, e gjithnjë të mprehur për të mbushur faqe gazetash, e për të mbajtur frymën e shikuesve në audicione të shumta.

Si marathonomaku i palodhur, ky Shpendi ynë, është ai shpendi i bukur fluturues, ku kalon mrekullisht hapsira të Durrësit dhe rrethinave, por edhe të Atdheut, por edhe të përtej tokës tonë. Ku e gjen tërë këtë energji, ky i lindur me 14 shkurt të vitit 1947, ku për 106 ditë mbush 78 vite jetë? Ku pra? I bie të ketë shkruar, 1 libër për 1 vit jetë.

Si një gjenerator mahnitës, ky Shpend i Topollajve prodhon energji të pashtershme, që ngroh letërësinë shqipe, por edhe shijen e lexuesit, e mban gjallë atë. E vështroj me vëmëndje, pa i thënë gjë dhe e mas me veten time. Qendron shumë larg dhe shumë lart. Për marshallah. Mbi 70 libra. Kështu si e ka nisur, mund të kaloj shifrën 100. Treni i botimeve të tij është i pakapshëm, i pakonkuruar.

Me çfarë nuk është marrë. Ka lëvruar poezinë, tregimin, novelën, romanin, kritikën letrare, eset, publiçistikën aktive, studime, analiza, përsajatje, aktiv në takime, bieseda, reçenca librash. Mbetet mik i gjithkujt. O Zot çfarë është ky njeri, me emrin disi të veçantë Shpendi!

Botues aktiv dhe nuk mburret. Emri i tij pushton gazetat dhe nuk flet. Firma e tij pushton libraritë dhe nuk ta përmënd këtë. Nuk ka ngel libër në këtë tokë të dheut, që nuk e ka lexuar. Njohuritë e tij janë të pamata dhe mëndja e tij vazhdon të nxjerrë të tjera dukuri krijuese, letrare, njerëzore.

Nuk takohemi shpesh, por puna e tij është prezente dhe do të jetë e gjithkohshme prezente. Sepse puna dhe aktiviteti i Shpend Topollaj-it nuk ndalet dhe më tej as nuk ka ndërmend. Sa shembull i bukur! Sa mirë më vjen që në gjirin tonë, jeton hijshëm dhe thjeshtë, bisedon dhe flet si i barabartë, komunikon me modesti dhe i tërhequr, duke mbyllur në sirtar mëndjemadhësinë, lufton unin dhe egon personale me emrin që të shtang Shpend Topollaj!

Ku e gjen gjithë këtë energji, që ngjason me burim të pashtershëm Shpendi, miku i të gjithëve? Ku? Lëvizje, lëvizje, lëvizje. Me fizik ende shumë të fortë, me memorie të pa cënuar, me mendim të pavenitur, me laps që ia mpreh çdo ditë puna, me talent dhe pasion, me mundim sigurisht, por pa u ankuar për lodhje, me cilësitë e masovikut, duke përfshirë në këtë kalërim të pandalur miq dhe shokë të tjerë krijues, ende jep shembullin e heroit të krijimtarisë, i miri dhe i bukuri njeri Shpendi Topollaj.

Shpendi qendroi pak minuta, në këtë “folenë” time të pritjes njerëzore, të qendrës time të punës dhe krijimtarisë. Më la mbi tryezë, librin më të fundit:”Ç’do ishim pa letërsinë…”. Poshtë emri i autorit: Shpendi Hulësi Topollaj. Pasi kaloj kopertinën, lexoj shënimin e lënë nga zemra e tij për një mik. Kaligrafi e thjeshtë, mendim i qartë, mbi letër shpirti i shkrimtarit të njohur.

***

I dashur Bujar!
Me kënaqësi ta dhuroj këtë libër ty shokut tim të mirë, që së bashku me gruan tënde të nderuar, e keni kthyer falë mirësisë, atë barangë të vogël në një vend peligrinazhi, ku mblidhen vlerat e qytetit tonë dhe evidentohet gjithçka bënë të gjallë e të larguar nga jeta me ndershmëri e përkushtim, por edhe me talent për vendin e tij.
Shpendi

***

01.11.2024
E vështroj Shpendin tek largohet, ashtu thjesht e pa bujo, sikundër erdhi. Xhaketën mbi supe dhe i gatshëm të nisë rrugëtime të reja, të krijojë e ndërtojë krijime të reja, duke vazhduar të ngrejë, katet e ndërtesës shumë të lartë të krijimtarisë. Puna e tij, frymëzim për mua. Energjitë e tij, nxitje për mua. Ai emër që ka krijuar me punë e djersë, përkushtim e vullnet mahnitës, shembull për mua.
Po pse për të gjithë jo!

Lexo më shumë nga

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja…