Kumbaro në Athinë: Bashkëatdhetarët tanë po mbajmë gjallë traditën tonë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit mori pjesë në takimin organizuar në Athinë nga Ambasada Shqiptare ne Greqi.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin organizuar në Athinë nga Ambasada Shqiptare ne Greqi, në kuadër të e kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare”.

Kumbaro ndau në rrjete sociale momente nga eventi i organizuar me këtë rast, teksa shkroi se, “kalendari kulturor “Ditët Kombëtare” nisën me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj”.

“Takim shumë emocionues në Athinë, organizuar nga Ambasada Shqiptare ne Greqi si pjese e kalendarit kulturor “Ditët Kombëtare” që nisën me “Ditën e Gjirokastrës”, me një pjesë të vogël të komunitetit gjirokastrit dhe jo vetëm nga Gjirokastra, që prej vitesh punon e jeton në vendin fqinj, për të ndarë emocione të vërteta, si ato të studiuesit Spiro Xhavara nga Lunxhëria, të shkrimtarit Iljaz Bobaj nga Lazarati, apo të aktorit të mirënjohur Nikolla Llambro”, u shpreh Kumbaro.

Bashkë me ambasadoren Luela Hajdaraga, Kumbaro prezantoi projektet dhe investimet që e kanë kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë.

Sipas saj, me projektet që bashkatdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, po mbajmë gjallë traditën tonë.

“Bashke me ambasadoren Luela Hajdaraga ndamë bashkë edhe lajme të mira për punë të bukura nga Gjirokastra jonë dhe për lidhjen e tyre me projektet që bashkëatdhetarët tanë po zhvillojnë në Greqi për kulturën dhe artin shqiptar, për të mbajtur gjallë traditën tonë dhe për shtuar bashkëpunimet me atdheun që përkthehet në më shumë ekonomi dhe zhvillim për vendin tonë”, tha Kumbaro.

(ATSH)

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.