Begaj, takim me të moshuar me kontribute në fusha të ndryshme

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj, mikpriti në takim një grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar ndër vite në profesione të ndryshme në Shqipëri.


Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj, mikpriti në takim një grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar ndër vite në profesione të ndryshme në Shqipëri.

Presidenti Begaj u shpreh se e çmonte të rëndësishëm një takim të tillë në këtë ditë simbolike për rëndësinë e nevojës së reflektimit, në mënyrë që ata të kenë një jetë me dinjitet në pleqëri.

“Çdokush nga ju ka shënuar arritje në profesion dhe ka dhënë një ndihmesë në zhvillimin e vendit, ndaj dhe meriton të vlerësohet,” – theksoi Presidenti, i cili shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në profesionet që kanë ushtruar, si: në mbrojtje, ekonomi, shëndetësi, jurisprudencë dhe në sektorin e bujqësisë.

Gjatë bisedës u shkëmbyen opinione jo vetëm për trajtimin e moshës së tretë, por dhe për zhvillimin e sektorëve jetikë të vendit, ku të pranishmit paraqitën idetë bazuar në ekspertizat profesionale.

Presidenti i Republikës dëgjoi shqetësimet e të moshuarve, duke u zotuar se nuk do t’i ndërpresë përpjekjet e tij, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të respektohen për dijet që kanë për t’iu dhënë brezave të rinj.

Duke iu referuar përkujdesjes intensive të ofruar ndaj të moshuarve gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Shqipëri, Presidenti Begaj vlerësoi se një përkujdesje e tillë duhet të jetë e përditshme.

Kreu i Shtetit u shpreh se kontributi i të moshuarve në Shqipëri është i paçmuar dhe ata duhen respektuar e nderuar për të jetuar me dinjitet, ashtu siç edhe kanë punuar.

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Përfundimi në kohë dhe me cilësi i ndërhyrjeve në objektet kulturore, mblidhet Komitetit Drejtues i EU4Culture

Takimi i radhës së Komitetit Drejtues të EU4Culture mori në shqyrtim ecurinë e punimeve në disa projekte të mëdha.