Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, Malaj: Garantim i stabilitetit fiskal për tatimpaguesit

Ministria e Financave ka hedhur për konsultim Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027.


Ministria e Financave ka hedhur për konsultim Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave 2024-2027, si një parakusht që Shqipëria, duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Lehtësitë për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor” (Growth Plan).

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se hartimi i politikave që kanë si synim jo vetëm rritjen e të ardhurave, por edhe miradministrimin fiskal janë prioritet i punës së vazhdueshme, në përputhje edhe me objektivat e qeverisë.

Sipas tij, për hartimin e këtij dokumenti, Ministria e Financave është konsultuar dhe dakordësuar, si me Bashkimin Europian (BE), ashtu edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) me qëllim garantimin e stabilitet fiskal për tatimpaguesit, pa ndryshuar normat tatimore për periudhën e përcaktuar.

Në 10 vitet e fundit, Shqipëria ka rritur gradualisht përqindjen e të ardhurave të mbledhura në raport me PBB-në. Ecuria e mbledhjes së të ardhurave është parashikuar të vazhdojë me trend rritës të raportit të ardhura/PBB-së edhe sipas parashikimeve të bëra në Kuadrin Makrofiskal 2025–2027 të Ministrisë së Financave, ndërkohë që, kërkesat për më tepër shpenzime buxhetore të tilla si investime, mbrojtjen sociale, rritje pensionesh apo paga, do të vijojnë në rritje.

Objektivi i strategjisë afatmesme të të ardhurave, 2024-2027 është rritja e të ardhurave tatimore për periudhën katërvjecare me 2.5% e PBB krahasuar me vitin 2023.

Prioritetet mbi të cilat mbështetet kjo Strategji, me synim realizimin e vizionit, qëllimit dhe objektivave, janë përcaktim i qartë i objektivave sasiorë dhe synimeve që duhet të arrihen nëpërmjet SAA-së; përcaktimi i linjës së politikave tatimore për një periudhë katërvjecare me synim analizën e efekteve dhe rishikim tërësor e politikave tatimore, duke synuar neutralitetin e tatimit dhe zgjerimin e bazës së tatimpaguesve; krijimi i sistemeve dhe rritja e kapaciteteve të administratave fiskale për minimizimin e shmangieve tatimore dhe rritja e ndërgjegjësimit të pagimit të tatimeve.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Së shpejti qendër rajonale për emergjencat civile në Shkodër

Në Bushat të Shkodrës së shpejti do të nisë puna për ndërtimin e një qendre rajonale për emergjencat civile.